Xhinset më të shitura: Modeli i cili i ka çmendur femrat e gjithë botës - Bota Sot
Xhinset më të shitura: Modeli i cili i ka çmendur femrat e gjithë botës

Life style

Xhinset më të shitura: Modeli i cili i ka çmendur femrat e gjithë botës

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:45
Përparësia e këtij modeli është që përshtatet me shumë stile

Deri pak kohë më parë xhinset më të popullarizuara ishin xhinset e ngushta, mirëpo kohëve të fundit femrat më së shumti po interesohen për një model tjetër

Fjala është për modelin pak më të rehatshëm i quajtur “Mom Jeans”, i cili na rikujton modelin shumë të njohur të xhinëve “boyfriend”.

Marka online Top-shop ka lansuar këtë model që nga viti 2013, mirëpo vetëm tani është rritur shitja e tij nëpërmjet internetit.

Platforma për blerje LikeToKnowlt.com shkruan se sipas hulumtimeve të saj më i kërkuari pikërisht është ky model, me këmbë diç më të gjera deri te pulpat dhe me bel të lartë.

Stili i këtyre xhinseve në të vërtetë imiton modelin e njohur të xhinseve Levis 504 të viteve shtatëdhjetë.

Image

Përparësia e këtij modeli është që përshtatet me shumë stile dhe lehtë kombinohet me pjesë të veshjeve të cilat tashmë i keni në dollap.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...