Pesë maska natyrale për probleme të ndryshme të fytyrës

Life style

Pesë maska natyrale për probleme të ndryshme të fytyrës

Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:14
Ilustrim

Fytyra me puçrra

Një maskë shumë e mirë për këto lloj fytyrash është përzierja e kosit me mjaltë. Pasi është krijuar përbërja e kosit me mjaltë, ajo këshillohet që të vendoset në fytyrë me dorë duke e masazhuar lehtë nëpër fytyrë. Mbahet në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlahet.

Për hidratim

Përveç kremrave të ndryshëm që përdoren për hidratim këshillohet që ky proces të bëhet në kushte shtëpie dhe në mënyrë sa më natyrale. Përzierja e kosit me bananen krijon një përbërje shumë të mirë për hidratimin e fytyrës suaj.

Për tendosje lëkure

Ka raste që lëkura jonë është e tharë dhe disi e varur. Për të kuruar lëkurën tonë përziejmë pluhur argjile me mjaltë dhe kos. E njëjta procedurë ndiqet edhe me këtë maskë, vendoset mbi lëkurë duke u masazhuar lehtë në mënyrë që t’i vendosë në punë të gjithë muskujt e lëkurës. Lihet për disa minuta dhe më pas shpëlahet me ujë.

Për lëkurat e rrudhura

Kjo është një fazë kur lëkura e fytyrës ka nevojë imediate për trajtim natyral por edhe me kremra që i përshtaten asaj. Përziejmë qumësht me limon. Edhe për këtë rast ndiqet e njëjta procedurë, madje kjo lëkurë ka shumë nevojë për masazhim pasi plakja ul elasticitetin e lëkurës.

Për pikat e zeza

Për të shmangur pikat e zeza që zakonisht krijohen në lëkurë, në mjekër, hundë dhe ballë, këshillohet lëngu i domates. Ai depërton në thellësi të këtyre poreve duke nxjerrë në sipërfaqe papastërtitë e këtyre pikave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat