Shenjat që tregojnë se nuk jeni të dashuruar, por të varur emocionalisht - Bota Sot
Shenjat që tregojnë se nuk jeni të dashuruar, por të varur emocionalisht

Life style

Shenjat që tregojnë se nuk jeni të dashuruar, por të varur emocionalisht

Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Të gjithë duhet të kalojnë nëpër disa gabime para se të gjejnë të duhurin. Për fat të keq, ndonjëherë në këtë udhëtim është i mundur bashkëveprimi me varësinë emocionale dhe jo dashurinë. Pra, është mirë të njihni shenjat se jeni emocionalisht i varur dhe jo i dashuruar me partnerin tuaj.

9 shenja se nuk jeni të dashuruar, por të varur emocionalisht:

Ndjeni xhelozi

Kur jeni në një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të jeni në gjendje t’i besoni partnerit tuaj dhe të mos lini vend për xhelozi. Nëse nuk mund ta bësh, ndoshta vetëm je i varur emocionalisht dhe nuk je i dashuruar.

Frika nga tjetri

Në një marrëdhënie të mirë duhet të jetë e lehtë të flitet pa frikë. Kur të gjeni personin e duhur, hapja para tij do të jetë e natyrshme sepse e dini se ju pranon ashtu siç jeni.

Ndryshoni për partnerin tuaj

Ndryshimi i hobit, interesave muzikore dhe zgjedhja e atyre të ngjashme me një person tjetër nuk është dashuri. Nëse keni nevojë të ndryshoni për partnerin tuaj, marrëdhënia nuk ka gjasa të zgjasë.

Vlera juaj varet nga partneri juaj

Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon një dozë dashurie për veten, në mënyrë që të mund të gjeni partnerin tuaj.

Vazhdoni të përpiqeni të ndryshoni partnerin tuaj

Nëse vazhdimisht përpiqeni të ndryshoni partnerin tuaj, kjo është një shenjë e keqe. Ju nuk mund të ndryshoni njerëzit, nëse nuk mund ta pranoni partnerin ashtu siç është, lidhja nuk do të funksionojë kurrë.

Shmangni aktivitetet e tjera për shkak të partnerit tuaj

Varësia mund t’ju bllokojë nga pjesa tjetër e botës. Nëse jeni duke shmangur vendet, njerëzit dhe gjërat që ju pëlqejnë, ju ndoshta jeni i varur nga partneri juaj.

Ju jeni në një marrëdhënie për shkak të nevojës së dëshpëruar për të qenë me dikë

Nëse jeni në një marrëdhënie vetëm për shkak se keni nevojë për dikë që t’ju bëjë të ndiheni të kënaqur, kjo është vetëm një shenjë varësie.

Ju kurrë nuk e keni imagjinuar jetën tuaj pa një partner

Kur takoni dikë, nuk keni lidhje të forta. Nëse në fillim nuk mund ta imagjinoni jetën pa një partner, atëherë ndoshta do të bëhet një obsesion në vend të dashurisë së vërtetë.

Ju nuk jeni të lumtur kur partneri juaj nuk është pranë jush

Ndërsa është normale të ndieni eufori kur jeni me dikë që doni, nuk është e shëndetshme nëse nuk mund të ndaheni nga ai. Koha për veten është e rëndësishme në çdo marrëdhënie. Varësia emocionale nuk ju lejon të ndaheni nga partneri juaj për asnjë moment. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...