Për edukimin e drejtë të fëmijës, provoni këto këshilla të psikologut amerikan - Bota Sot
Për edukimin e drejtë të fëmijës, provoni këto këshilla të psikologut amerikan

Life style

Për edukimin e drejtë të fëmijës, provoni këto këshilla të psikologut amerikan

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Provoni që t’i zbatoni këshillat e psikologut amerikan, dr. Kevin Leman, i cili thekson që formula e artë fshihet në dhjetë fjali

• Jini gjithmonë konsekuent në sjelljen tuaj, që fëmija ta kuptojë që jeni serioz për atë që i flisni dhe bëni.

• Gjithmonë plotësoni atë që keni premtuar se do ta bëni dhe kurrë mos hiqni dorë nga premtimi.

• Në vend që të flisni shumë, mbyllni gojën, mendoni dhe përgjigjuni situatës, në vend që të reagoni vakët.

• Gjithmonë numëroni deri në dhjetë kur hasni në problem dhe pyeteni veten: Çfarë do të duhej të ndryshoja?

• Kurrë mos i kërcënoni fëmijët, sepse kërcënimet rrallë i zbatojmë, andaj fëmijët edhe nuk ju besojnë shumë.

• Kurrë mos tregoni hidhërim para tyre, andaj edhe nëse humbni durimin, kërkoni falje fëmijës dhe eventualisht për ofendimet e thëna.

• Kurrë mos e qortoni, sepse ajo do të thotë sikur i keni thënë fëmijës që është i marrë dhe që çdo gjë patjetër duhet çdo gjë t’ia tregoni.

• Mos i zgjidhni problemet e tyre, ekzistojnë gjëra të cilat patjetër duhet t’i bëjnë vetë.

• Mos shpresoni që sjellja e keqe do të zhduket, harrojeni këtë.

• Mbani shprehje të çiltër të fytyrës, madje edhe kur dëshironi që ta qortoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...