Tetë shenjat që tregojnë se jeni të lodhur - Bota Sot
Tetë shenjat që tregojnë se jeni të lodhur

Life style

Tetë shenjat që tregojnë se jeni të lodhur

Më: 24 mars 2019 Në ora: 15:11
Foto ilustruese

Dhe gjithë kjo e ndikon gjendjen e shpirtit. Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat që tregojnë se jeni i lodhur shpirtërisht edhe poqese keni pushuar me orë të tëra.

1.Kur ndjeheni të lodhur edhe pasi keni pushuar Fakti që ju e keni të vështirë të zgjoheni nga shtrati në mëngjes edhe nëse keni fjetur me orë të tëra, mund të jetë shenja e parë.

2.Ëndërroni ditën dhe i ikni realitetit Nëse ndjeheni se doni të ikni nga realiteti dhe ëndërroni për një jetë tjetër, shpirti juaj po ju jep shenja të lodhjes.

3.Indiferencë dhe mungesë e aspirimit Nëse ju ndjeheni të lodhur vazhdimisht, mund të përjetoni mungesë dëshire për të bërë diçka, tregoheni indiferent ndaj gjithçkaje që ju ndodh dhe e humbni interesin në atë që ju ka pëlqyer.

4.Ndryshim i papritshëm në emocione Pakënaqësia, mungesa e energjisë dhe indiferenca mund të afektojnë emocionet e juaja. Sa shpesh bëheni nervoz, ofendoheni prej diçkaje të vogël dhe qeshni ose qani papritmas dhe pa arsye, kjo është shenjë e një shpirti të lodhur.

5.Tentoni të ndjeheni mirë Mos mendoni se nëse përmes fshehjes së ndjenjave dhe pretendimit për t’u bërë mirë është mënyra e vetme për të zgjidhur problemin. Nëse veproni kështu, ju e gënjeni veten dhe të tjerët rreth ndjenjave tuaja reale, përderisa gjithçka brenda jush po thyhet.

6.Ndjeheni të vetmuar Nëse gjithë zemërimin dhe ofendimin ua drejtoni njerëzve që ju rrethojnë, raportet tuaja mund të tensionohen. Nëse pretendoni të ndjeheni mirë, askush nuk do ta di gjendjen e vërtetë reale të gjërave. Kjo do t’ju bëj të ndjeheni të vetmuar dhe të lënë anash.

7.Dëshironi të fshiheni nga të gjithë Nëse doni të fshiheni nga të gjithë që ju rrethojnë, kjo është shenjë se shpirtin e keni të lodhur. Ju mbase do të dëshironi të uleni në qoshe, të fshiheni nga të tjerët ose të bëheni të padukshëm.

8.Mendoni negativisht Nëse jeni mësuar të mendoni vetëm negativisht dhe keni eksperienca të këqija, shpirti juaj vuan nga lodhja. Ju nuk ia lejoni vetes që të mendoni pozitivisht.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...