Katër zakone mëngjesi që iu ndihmojnë të humbni peshë - Bota Sot
Katër zakone mëngjesi që iu ndihmojnë të humbni peshë

Life style

Katër zakone mëngjesi që iu ndihmojnë të humbni peshë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustruese

Sipas Run Healthy Lifestyle, djegia e kalorive nuk do të thotë që ju duhet të rrini të uritur, ose të shtyni vaktet, por duhet ndryshuar rutinën e mëngjesit për të humbur peshë.

Këto janë pesë këshillat, të cilat fillimisht janë të detyrueshme, por që më vonë do të bëhen të zakonshme.

Vraponi
Duhet theksuar se nuk kërkohet angazhim i madh dhe as ushtrime disaorëshe. Mjafton të filloni të vraponi në rrethinë, ose të ushtroni me pajisjet që keni në shtëpi. Ky zakon në orët e hershme do t’ju ndihmojë që të përshpejtoni metabolizmin.
Intensifikoni treningun
Disa studimet kanë dëshmuar se mjafto të ushtroni vetëm dy minuta e gjysmë, por me intensitet të lartë, me ç’rast do të digjni mbi 200 kalori.

Ushtrime për muskuj
Mënyra më e mirë për të djegur kalori gjatë gjithë ditës është të shpejtoni metabolizmin tuaj në orët e hershme të mëngjesit duke bërë disa stërvitje për muskujt.Kjo mund të arrihet me anë të peshave të vogla, ngritjes së peshave.

Hani mëngjes
Mos e humbisni mëngjesin tuaj! Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm për metabolizmin tuaj dhe kjo është arsyeja pse ju nuk duhet të kaloni atë. Gjëja e parë që duhet të bëni në mëngjes është të hani, dhe pastaj trupi juaj do të jetë gati për të djegur kalori.

Mos harroni snacks (meze e lehtë)
Nëse nuk besoni se mund të hani dhe të humbni peshë – nuk keni të drejtë. Ju vetëm duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani. Për të bërë punën e metabolizmit, snacks duhet të jenë të pasura me antioksidues dhe proteina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...