Arsyet pse nuk duhet të flini me reçipeta

Life style

Arsyet pse nuk duhet të flini me reçipeta

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:50
Foto ilustruese

Megjithatë, mjekët pohojnë se varja e gjoksit është e pashmangshme me moshën, pasi indi lidhës ku mbështetet gjoksi mund të humbasë elasticitetin. Faktorë të tjerë si gjenetika, shtatzënia, ushqyerja me gji, rritja dramatike në peshë ose humbja kanë më shumë gjasa të ndikojnë në varjen e gjoksit sesa mbajtja e reçipetave gjatë gjumit. Përkundrazi veshja e sytjenave tuaja kur flini natën mund të ketë efekte të padëshirueshme shëndetësore.

Më poshtë ju listojmë disa nga arsyet përse nuk duhet të vishni reçipeta natën:

Kufizojnë qarkullimin e gjakut. Veshja e sytjenave kur flini mund të pengojë qarkullimin e lirë të gjakut, veçanërisht, nëse vishni reçipeta me llastik që ju shtrëngojnë. Mund të zgjidhni ndoshta reçipeta sportive që nuk ju shtrëngojnë.

Nëse vishni rregullisht reçipeta në gjumë ato mund të çojnë në pigmentim ose acarim të lëkurës në zonën ku brezi elastik i reçipetave ose telave është në kontakt me lëkurën e butë. Lëkura mund të gërvishtet ose lëndohet. Prandaj mund të mbani reçipeta të lirshme dhe të buta gjatë gjumit.

Gjumë i trazuar. Rehatia ndihmon në nxitjen e një gjumi të mirë. Veshja e reçipetave të shtrënguara ndërsa flini mund t’ju shkaktojë siklet dhe acarim, çka mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Dhe nëse nuk bëni një gjumë të mirë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e përgjithshëm.

Edema. Veshja e reçipetave të shtrënguara rregullisht mund të shkaktojë një gjendje e cila karakterizohet nga akumulimi i tepërt i lëngjeve në zgavrat dhe indet e trupit. Kjo gjendje quhet ‘edema’ dhe mund të shkaktojë komplikacione shëndetësore.

Kanceri i gjirit. Nuk ka prova konkrete për të provuar nëse gjumi me reçipeta mund të shkaktojë kancer të gjirit. Por një lloj i caktuar i tyre apo një madhësi e gabuar mund të jetë e dëmshme për shëndetin. Së bashku me shiritat që shtrëngojnë dhe telat që mund të dalin, nëse flini me reçipeta gjatë natës mund të rritet mundësia për kancer gjiri.

Bllokimi limfatik. Veshja e sytjenave në shtrat mund të ndikojë keq në sistemin limfatik. Veshja mund të kufizojë nyjet limfatike të pranishme në zonën e gjoksit dhe të kraharorit, të cilat filtrojnë dhe shkarkojnë mbeturinat toksike nga trupi dhe janë mbrojtja e trupit tonë kundër trupave të huaj dhe infeksioneve. Kullimi limfatik i gabuar mund të ndikojë negativisht në funksionimin normal të veshkave, mëlçisë dhe organeve të tjera të trupit.

Djersitje e tepruar. Veshja e sytjenave gjatë gjumit, veçanërisht në verë, mund të gjenerojë djersitje të tepruar. Sidomos ato që janë të bëra me materiale sintetike (si poliester) mund të aktivizojnë veçanërisht djersën ekstreme.

Zhvillimi i gungave. Veshja e reçipetave gjatë natës mund të nxisë rritjen e gungave dhe cisteve në gjoks. Mbajtja e tyre mund të bëhet një arsye për inflamacion kronik të lëkurës dhe bllokimit limfatik që rezulton më pas me krijimin e gungave beninje.

Kërpudhat e gjirit. Duke mbajtur reçipeta gjatë gjumit mund të krijoni një mjedis të favorshëm, të ngrohtë dhe me lagështi për kërpudhat që të rriten dhe të shumohen. Në rast se krijohet një vend i përshtatshëm, kushtet bëhen më të favorshme për rritjen e kërpudhave të gjirit

Ndikon në fiziologjinë e gjirit. Duke mbajtur reçipetat gjatë gjithë kohës, ditën dhe natën, mund të bëjë që lëkura të mos ketë mundësi për të rimarrë dhe riparuar vetveten nga çdo dëmtim të mundshëm. Mbajtja e sytjenave ndikojnë në dhëmbëzimin e indeve të lëkurës, duke dëmtuar kështu fiziologjinë e gjirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat