Pesë mësime, që shumica e njerëzve i nxjerrin shumë vonë në jetë

Life style

Pesë mësime, që shumica e njerëzve i nxjerrin shumë vonë në jetë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Eshtë më mirë t’i mësoni këto mësime, sa jeni ende të rinj.

1. Perceptimi është realitet

Eshtë e vërtetë. Mënyra se si e interpretoni dhe e kuptoni botën prek drejtpërdrejtë besimet tuaja dhe mënyrën se si jetoni jetën tuaj. Perceptimi krijon paragjykim, po aq sa krijon mirëkuptim. Krijon frikë, po aq sa krijon kuriozitet.

Doni që realiteti juaj të jetë i ngushtë apo i gjerë?

A do të mjaftonte lumturia që ofron injoranca, apo keni nevojë për më shumë?

E vërteta është se shumica e njerëzve dëshirojnë më shumë. Edhe pse në një nivel të pavetëdijshëm. Njerëzit kanë tendencë të ndjekin gjurmët. Nga djepi në varr, shoqëria jonë thekson rëndësinë e edukimit. Të mësuarit dhe të zbuluarit është ajo që ne bëjmë, por sërish është gjithnjë e më e vështirë të kuptojmë atë që nuk e kuptojmë.

Pra, si të mësoni të dini, atë që nuk e dini? Filloni duke pyetur veten: Çfarë nuk di? Çfarë doni të mësoni më shumë rreth kësaj që nuk di?

Më e rëndësishmja, kuptoni se nuk është fundi i botës, nëse gaboheni. Në gabim ka rritje.

2. Çdo gjë është e përkohshme

Kohët e mira janë të përkohshme dhe kohët e këqija janë të përkohshme. Pra, kur je lart, gëzoju, krenohu dhe ji mirënjohës. Dhe kur je poshtë, dije që do të kalojë. Dije se nuk është fundi dhe se kjo është vetëm një kohë e vështirë që kalon. Jeta është plot me kthesa, ngritje, ulje dhe surpriza.

Harrojmë se e gjitha ka lidhje me udhëtimin, e jo destinacionin.

Ka një mësim në çdo gjë. Eshtë e vështirë për shumë njerëz – veçanërisht të rinjtë – të vlerësojnë jetën. Njohja e vlerës së plotë të vështirësive dhe gabimeve tuaja, është çelësi për të vlerësuar udhëtimin. Është po aq e rëndësishme të qëndroni të përulur dhe të jeni mirënjohës për jetën dhe gëzimet që ajo ju sjell.

Çdo gjë është e përkohshme, prandaj shfrytëzoni sa më shumë nga e gjitha.

3. Rëndësia e të qenit të pranishëm

“Nëse jeni në depresion, jetoni në të kaluarën. Nëse jeni të shqetësuar, jetoni në të ardhmen. Nëse jeni në paqe, jetoni në të tashmen”. –Lao Tzu

Shpesh, ne tentojmë të shqetësohemi për atë që do të vijë, ose të mendojmë për diçka që ka ndodhur tashmë. Ndërsa është e rëndësishme të kujdeseni dhe konsideroni të ardhmen tuaj, kini kujdes që të mos lejoni që ta pengojë të tashmen. Momentet kthehen në kujtime. Gëzoni momentin sa kohë e keni atë.

Zakonisht duhet një jetë e mbushur me shqetësime, për një person që të kuptojë: Shqetësimi nuk është produktiv.

Të jetuarit në të kaluarën është njësoj joproduktiv. Ka patjetër përfitime në aftësinë për të reflektuar mbi veten dhe të kaluarën tuaj. Duhet shumë energji emocionale për të brengosur, për të procesuar dhe për të kapërcyer.

Ekuilibri i të qenit në gjendje për të marrë kohë për të reflektuar dhe për të caktuar përparësinë e të ardhmes tuaj, duke shpenzuar pjesën më të madhe të ditës në të tashmen, është më tepër se i vlefshëm. Të ndryshon jetën.

4. Bëni atë që doni, duajeni atë që bëni

Puna juaj është një aspekt i konsiderueshëm në jetën tuaj. Nëse nuk jeni të lumtur në karrierën tuaj, kjo pakënaqësi do të depërtojë në aspekte të tjera të jetës. Dhe përderisa asgjë nuk është perfekte, është e rëndësishme të punoni për veten dhe të pozicionoheni, për të arritur qëllimet dhe kënaqësitë që dëshironi.

Më e rëndësishmja: Investoni në veten tuaj.

Kjo vlen edhe për jetën tuaj jashtë punës. Çfarë zakonesh dhe hobesh dëshironi të ndaloni? Cilët doni të zhvilloni? Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për llojin e njerëzve dhe aktiviteteve me të cilat rrethoheni. Informacioni është si lëndë ushqyese për trurin tuaj, jini të vetëdijshëm për atë që e ushqeni veten. Suksesi nuk është një moment triumfues. Suksesi është një sërë momentesh (dhe zgjedhjesh) që çojnë në momente më të mëdha.

Bob Dylan e tha më së miri: “Çfarë është paraja? Një burrë është një sukses, nëse ai ngrihet në mëngjes dhe shkon në shtrat natën, dhe në mes bën këtyre momenteve, bën atë që dëshiron të bëjë”.

5. Duhet punë për të qenë të lumtur

Njerëzit më të lumtur janë ata që kanë punuar më shumë për veten e tyre. Të jesh i lumtur kërkon shumë punë. Kërkon po aq punë, në mos më shumë, të jesh i / e pakënaqur. Pra zgjidhni me mençuri. Të jesh i lumtur do të thotë që në një moment të vendosësh të marrësh kontrollin e jetës tënde. Do të thotë që ju keni vendosur të mos jeni viktimë dhe ta shpenzoni atë energji për veten tuaj. Ndonjëherë është e vështirë, por duhet të tërhiqni dhe të shtyni përpara. 

Jeta juaj është një seri zhvillimesh dhe rritjeje personale.

Një nga gjërat më të këqija që mund të bëni për vetë-zhvillimin, është ta krahasoni veten me njerëz të tjerë. Është e lehtë të të mbërthejë xhelozia dhe të duash atë që njerëzit e tjerë kanë. Veçanërisht në mënyrën se si ndërveprojmë me mediat sociale. Ju duhet të mbani mend se njerëzit kanë tendencë të tregojnë vetëm pjesët më të mira të jetës së tyre në këto platforma. Nuk është e drejtë për veten tuaj, kur shihni këto dhe mendoni: “Unë dua ta bëj këtë”, ose “Dua të dukem ashtu si ajo”. Jo vetëm që ju pengon të jeni mirënjohës për atë që keni në jetën tuaj, por kjo nuk jep ndonjë kontribut produktiv për veten tuaj. Shumë shpesh, perceptimi juaj për jetën e dikujt tjetër, është një gabim. Edhe sikur të mos jetë, përqëndrohuni te vetja. Është udhëtimi juaj dhe rruga juaj për të cilën duhet të shqetësoheni.

Të qenit të lumtur kërkon praktikë. Ju keni vetëm një jetë, punoni sa më shumë që mundeni ta bëni jetën tuaj më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat