Meshkujt kërkojnë femra që ngjajnë me nënat e tyre - Bota Sot
Meshkujt kërkojnë femra që ngjajnë me nënat e tyre

Life style

Meshkujt kërkojnë femra që ngjajnë me nënat e tyre

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Sipas hulumtimeve të kryera nga “Eharmony”, 64% e meshkujve janë në lidhje me një femër e cila ka trajta shumë të ngjashme personaliteti me nënën e tyre.

Ky hulumtim vjen pas një testi të personalitetit që është krijuar nga kompania e lartcekur, e cila i vlerëson meshkujt, partneret e tyre dhe nënat e meshkujve në aspektin psikologjik.

Hulumtimi i ka krahasuar 17 trajta kyçe personaliteti të partnereve të meshkujve dhe nënave të tyre, ndërkaq ka zbuluar se nivelet e tolerancës – pra respektimi dhe vlerësimi i mendimeve të njerëzve tjerë – është një prej trajtave kryesore që e ndajnë nënat me partneret e djemve të tyre.

Përveç kësaj, meshkujt gjithashtu kërkojnë femra të cilat kanë mendim të ngjashëm me nënat e tyre për çështjet si monogamia dhe gatishmëria për të ndjerë mëshirë ndaj tjerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...