Si ta aromatizoni veturën

Life style

Si ta aromatizoni veturën

Më: 25 mars 2019 Në ora: 20:10
Ilustrim

Në një enë me vrima qitni kripë aromatizuese dhe lëreni në dyer të veturës apo në kasetë – kurdo që t’i hapni, do t’ju fryjnë nota joshëse aromatizuese

Mund të përdorni edhe lule të freskëta.

Nëse dëshironi të freskoni ajrin në veturë, por nuk ju pëlqejnë aromat artificiale të pishës apo të freskuesve të hapësirave. Atëherë përdorni disa nga këto këshilla dhe vetura juaj gjithmonë do të ketë aromë freskuese.

Mund të përdorni edhe lule të freskëta të cilat do t’i vendosni në gazeta, në ulësen e pasme apo nën të dhe gjatë tharjes, intensivisht do të lëshojnë aromë.

Efekt të mirë do të arrini edhe me vajra esenciale, siç janë ato nga eukaliptusi apo limoni.

Mjafton të qitni vetëm disa pika në dysheme apo në mbështjellëse të veturës dhe javë të tëra do të lëshojnë aromë.

Me këto vajra mundeni t’i pikni edhe stolitë e preferuara nga kadifeja në auto, dhe t’i ngjitni në retrovizor apo rreth levës së kasetës së marsheve.

Nëse jeni adhurues i aromës së livandës, qesen me këtë bimë ngjiteni aty ku është më e përshtatshme në veturë dhe, kurdo që ta fërkoni, do të ndiheni sikur në fushë livande.

Gjithashtu, do të duhej që sodën e bikarbonatit rregullisht ta fërkoni për dysheme të veturës, sepse thith shkëlqyeshëm aromat e pakëndshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat