E hidhni llumin e mbetur nga kafeja? Mos e bëni më, efektet e tij janë çudibërëse - Bota Sot
E hidhni llumin e mbetur nga kafeja? Mos e bëni më, efektet e tij janë çudibërëse

Life style

E hidhni llumin e mbetur nga kafeja? Mos e bëni më, efektet e tij janë çudibërëse

Më: 26 mars 2019 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë. Kur përgatitni kafe  në shtëpi,  shumica prej jush hidhni pjesën e mbetur në fund të kafesë. Megjithatë, kur të zbuloni se sa e dobishme është, nuk do a hidhni më.

Përmbajtja e acidit në kafe është një përbërës i rëndësishëm që do të heqë të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Përzieni  me ujë dhe vaj kokosi, dhe lyejeni trupin.

Ju gjithashtu mund ta vendosni llumin e mbetur nga kafeja në  frigorifer në një filxhan ose pjatë të hapur për të larguar aromat e pakëndshme. Kafeja përmban kafeinë dhe diterpen që janë toksike për shumë insekte.

Një sasi e vogël e kafesë rreth bimëve tuaj do të largojë mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera. Kafja mund të ndihmojë po ashtu në eliminimin e celulitit, yndyrës duke rritur rrjedhjen e gjakut në zonën e trajtuar të lëkurës.

Aplikoni llumin e mbetur nga kafeja në orenditë e gërvishtura, lini atë 5-10 minuta dhe fshij dhe pastaj pastrojeni. Gërvishtjet do të jenë më pak të dukshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...