Çfarë kërkon ai në një lidhje, bazuar në shenjën e tij të horoskopit - Bota Sot
Çfarë kërkon ai në një lidhje, bazuar në shenjën e tij të horoskopit

Life style

Çfarë kërkon ai në një lidhje, bazuar në shenjën e tij të horoskopit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 16:44
Ilustrim

Dashi
Dashi mërzitet shumë lehtë, ndaj ai ka nevojë për risi në marrëdhënie. Rutina dhe mërzitja dëmtojnë çdo lloj marrëdhënieje dhe meshkujt Dash kanë nevojë për surpriza të njëpasnjëshme. Dashurojnë intimitetin.

Demi
Meshkujve të shenjës së Demit i pëlqejnë femrat elegante dhe të rafinuara. Për ta pamja e jashtme ka shumë rëndësi dhe kanë nevojë për një femër që e kuron veten dhe që vishet gjithmonë mirë. Urrejnë bisedat e kota dhe duan qetësi dhe sjellje të qytetëruar, baza e së cilës është dialogu. E dashurojnë privatësinë.

Binjakët
Binjakët kanë nevojë për shumë dialog. Dashurojnë të flasin dhe duan një partnere që të jetë edhe mikja e tyre, me të cilën ndjehen të lirë të flasin për çdo gjë. Edhe ato dashurojnë femrat elegante dhe të rafinuara, por thelbësor për ta është komunikimi në një çift.

Gaforrja
Meshkujt e Gaforres janë shumë emotivë dhe të ndjeshëm dhe kanë nevojë për një marrëdhënie në të cilën mund të ndihen të sigurt. Bëjnë gjithçka për të rregulluar gjërat që nuk shkojnë në marrëdhënien e tyre. Nuk i duan ndryshimet dhe nuk heqin dorë lehtë nga femra që duan.

Luani
Meshkujve të Luanit i pëlqejnë femrat e lira. Nuk e shohin intimitetin si tabu dhe pëlqejnë të flasin lirshëm. Por kujdes, urrejnë të kritikohen. Kanë nevojë për një partnere që i pranon kështu siç janë dhe që i kupton. Janë arrogantë dhe shumë shpesh egoistë.

Virgjëresha
Meshkujt e shenjës së Virgjëreshës nuk është lehtë t’i bësh për vete, por kur t’i bësh jepen me mish e shpirt për ty. Pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes dhe kanë nevojë që t’ia shprehni vazhdimisht dashurinë. Për ta femra perfekte duhet të jetë e ndjeshme, e qetë dhe e vëmendshme ndaj nevojave të tyre.

Peshorja
Meshkujt e shenjës së Peshores janë në kërkim të një lidhje të ekuilibruar. Kanë nevojë për një partnere të aftë për të ndërtuar një lidhje me bazë të fortë, bazuar në dashurinë dhe besimin reciprok. Urrejnë femrat që gënjejnë. Femra që duan në krah duhet të ketë shumë cilësi.

Akrepi
Meshkujt e shenjës së Akrepit janë shumë pasionantë dhe kanë nevojë për shumë demonstrime të dashurisë. Pëlqejnë femrat e lirshme, por në të njëjtën kohë edhe vetëpërmbajtjen. Çfarë ndodh në dhomën e gjumit duhet të mbetet në dhomën e gjumit. Nuk pëlqejnë t’u tregojnë të tjerëve se çfarë bëjnë në intimitet.

Shigjetari
Dashurojnë femrat bujare, e të hapura për dialog. Kanë nevojë për një femër që dedikohet me mish e me shpirt në marrëdhënie. I japin rëndësi çdo fjale që u thuhet, ndaj kini kujdes së çfarë thoni. Nuk kanë sekrete dhe gjëja më e rëndësishme është se e mbajnë fjalën.

Bricjapi
Meshkujt e kësaj shenje kanë shije shumë të vështira sa i takon femrave. Gjëja më e rëndësishme për ta është respekti reciprok. Femrat që gënjejnë, që tradhtojnë apo që kanë një stil kaotik jete nuk janë për ta. Pretendojnë që partnerja t’i mbajë gjithmonë premtimet që bën.

Ujori
Meshkujt e shenjës së Ujorit kanë nevojë për liri. Nuk pëlqejnë femrat që tentojnë të kufizojnë jetën e tyre, e kurrsesi femrat xheloze. Nuk duan të ndjehen të mbytur nga xhelozia e partneres. Kanë nevojë për një partnere që ka besim të plotë tek ato, sepse e respektojnë partneren dhe nuk e tradhtojnë kurrë.

Peshqit
Meshkujt e shenjës së Peshqve janë shumë të ndjeshëm. Kanë nevojë për një partnere që i kupton dhe që i përkëdhel gjithmonë. Pëlqejnë ecjet dhe darkat romantike nën dritat e qirinjve edhe pas shumë vitesh lidhje. Shumë, ama shumë dashuri! Kjo është gjëja për të cilin kanë me të vërtetë nevojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...