Shenjat e Horoskopit që janë më të forta, më kurajoze e më të vendosura - Bota Sot
Shenjat e Horoskopit që janë më të forta, më kurajoze e më të vendosura

Life style

Shenjat e Horoskopit që janë më të forta, më kurajoze e më të vendosura

Më: 26 mars 2019 Në ora: 17:35
Ilustrim

Shigjetari:

Konsiderohet më e forta. Shigjetari është i njohur se nuk e humb toruan në asnjë situatë në jetë. Ai e di se si të kontrollojë emocionet dhe të përballet me çdo situatë ose person negativ. Nëse është provokuar, ai di të mbrojë mendimet e veta ose të largohet nga njerëzit që kanë një ndikim të keq.

Luani:

Luani është mbreti i kafshëve dhe zë pozicionin e ndërmjetëm sa i përket sasisë së fuqisë së brendshme që ka në grupin e tij të shenjave. Ju mund të habiteni nga fakti se nuk zë vendin e parë, pasi  dallohet gjithmonë nga një forcë pothuajse e paarritshme, që nuk e ka ndonjë shenjë tjetër. Është e vërtetë, por Luani ka një karakteristikë shumë të veçantë që e bën atë të bjerë nën Shigjetarin. Kur takoni një Luan për herë të parë, jep përshtypjen se janë të guximshëm, të fuqishëm dhe të vendosur. Megjithatë, kur e njihni më thellë, zbuloni se është një shenjë që varet shumë nga situata rreth saj.

Ujori:

Ndër elementet e ajrit, Ujori është më i fuqishmi, i qëndrueshmi dhe i vendosuri. Megjithëse për shumë prej tyre mund të jetë një surprizë, kjo shenjë lufton ekuilibrin natyror të Peshores. Ujori ka ëndrrat e tij për t’u realizuar, ai gjithmonë ka një qëllim shumë të lartë dhe kërkon shumë nga vetvetja dhe nga njerëzit rreth vetes. Gjëja themelore është se Ujori është në gjendje të kapërcejë një mijë vështirësi për të arritur qëllimin e vet dhe kurrë nuk heq dorë. Fuqia e tij e madhe vjen nga lehtësia me të cilën duhet të lërë të shkojë të vjetrën, dhe të hyjë në një realitet plotësisht të ri. Kjo është arsyeja pse zë vendin e parë në mesin e shenjave të ajrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...