Gjestet që e shkatërrojnë çdo lidhje

Life style

Gjestet që e shkatërrojnë çdo lidhje

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:09
Ilustrim

Lidhjet e mira nuk janë vetëm rastësi. Ato kërkojnë shumë përkushtim për të funksionuar suksesshëm.

Kur një lidhje është e re, është emocionuese dhe e mrekullueshme. Është edhe argëtuese.

Por, çfarë ndodh kur ajo më nuk duket aq e mrekullueshme, emocionuese, pasionante dhe argëtuese? Çfarë e bën një lidhje e cila është aq premtuese në start, të dështojë më vonë?

Ndoshta ka të bëjë me mënyrën se si silleni në lidhje; si e trajtoni partnerin.

Nëse dëshironi që ta mbani lidhjen të mrekullueshme, këto janë sjelljet që duhet t’i shmangni.

Mos sinqeriteti

Kjo gjë është e madhe, por fatkeqësisht ndodh shumë shpesh nëpër lidhje dashurie. Mungesa e sinqeritetit mund ta vret çdo lidhje, pasi që e vret besimin.

Besimi është gjëja kyçe në çdo lidhje.

Prandaj, nëse e gjeni veten se s’mund të jeni e sinqertë me partnerin, më mirë të mos jeni në atë lidhje fare. Dhe, nëse partneri vazhdimisht ju gënjen, është koha të ecni tutje.

Varësia nga rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Çdo njeri që e njihni mund të ketë Facebook, Instagram apo Snapchat.

Është shumë lehtë të bini në kurthin e rrjeteve sociale.

Por, ju nuk duhet t’i lini rrjetet sociale të bëhen më të rëndësishme sesa lidhja që e keni. Shkëmbimi i mesazheve apo qëndrimi në telefon, në vend të komunikimit me partnerin, tregon mungesë të plotë të interesit.

Kështu që sigurohuni të mos e përdorni telefonin kur hani me partnerin, kur shikoni film apo thjesht kur shpenzoni kohë bashkë.

Mungesa e respektit

Shikimi i telefonit, rrotullimi i syve dhe sarkazma janë forma të mosrespektimit. Kjo tregon se nuk keni konsideratë për ndjenjat e partnerit dhe normalisht kjo e lëndon atë apo juve.

Mungesa e ndjenjave

Kur lidhja është e re, ju nuk mund t’i mbani duart larg njëri-tjetrit. Ndonjëherë, kur koha ikën, kjo ndryshon. Mos e lini!

Jo, nuk keni nevojë të mbaheni për njëri-tjetrin si dy adoleshentë. Por, mbajani dorën njëri-tjetrit, përqafojeni njëri- tjetrin, puthuni kur përshëndeteni, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat