Trajta nr. 1 që e shndërron çdo person në lider, sipas Kobe Bryant - Bota Sot
Trajta nr. 1 që e shndërron çdo person në lider, sipas Kobe Bryant

Life style

Trajta nr. 1 që e shndërron çdo person në lider, sipas Kobe Bryant

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:09
Kobe Bryant

Kobe Bryant nuk ka nevojë për prezantim.

Ai është rritur për t’u bërë një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke fituar pesë kampionate NBA gjatë karrierës 20-vjeçare me Los Angeles Lakers.

Kobe Bryant ka fituar shumë çmime e ka thyer shumë rekorde, andaj edhe është normale që një pjesë e madhe e botës ka dëgjuar për të.

Sidoqoftë, gjatë një vizite vitin e kaluar në Universitetin e Alabamas, Kobe i kishte ndarë disa prej sekreteve të tij të lidershipit në një fjalim inspirues.

Ai ishte futur në zhveshtoren e ekipit të futbollit të kolegjit, duke ndarë me lojtarët trajtën e rëndësishme që e kishte shndërruar atë nga një lojtar në lider.

“Për të qenë lider efikas, ju duhet të jeni dëgjues të mirë. Dhe nuk duhet ta dëgjoni atë se çfarë po thuhet, por atë çfarë nuk po thuhet… Ju duhet të jenë shumë vëzhgues”, kishte thënë ai.

Mund t’ju duket si karakteristikë e thjeshtë – pas së gjithash, është diçka që e bëjmë çdo ditë. Por, përvetësimi i kësaj trajte si aftësi lidershipi ka të bëjë me të qenit vetëmohues dhe të bërit çmos për t’u ndihmuar tjerëve për t’i arritur ëndrrat e tyre.

Fjalimi i Bryant e thekson faktin set ë qenit lider nuk ka të bëjë gjithmonë me të shkëlqyerit si individ, por me të qenit i aftë ta dërgoni ekipin në nivel tjetër. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...