Ngjyra më e popullarizuar e sezonit është surprizë e vërtetë

Life style

Ngjyra më e popullarizuar e sezonit është surprizë e vërtetë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 23:44
Ilustrim

I shkon çdo teni, kombinohet perfekt dhe ngre feminitetin në nivel tërësisht të ri

Edhe pse, sipas të gjitha gjasave, ky vit ishte lajmëruar si vit i ngjyrave neoni dhe të zjarrta, ndodhi pikërisht e kundërta.

Ngjyra e cila që tani ka dalë në pah si më e popullarizuara si në pistat e modës ashtu edhe në rrjetet shoqërore është e butë dhe suptile, andaj, për dallim nga ato ngjyrë neoni, është e përshtatshme për çdo rrobë veshjesh.

Dhe fjala është për nuancën ngjyrës së verdhë të zbehtë, sikur ngjyra e gjalpit, e cila ka vërshuar Instagramin dhe është imponuar si trend kryesor për pranverën e cila është në prag.

Edhe pse ngjyra e verdhë viteve të fundit është shumë e popullarizuar, varianti i saj më i butë ka efekt ndryshe nga e zjarrta, andaj është shumë më e lehtë të kombinohet.

Dhe pikërisht ajo që shkon bash me të gjitha ngjyrat, e bën edhe zëvendësim të freskët për nuancat klasike neutrale, siç është ajo bezhë.

Vishni rrobat në këtë ngjyrë dhe lini anash rrobat e errëta të cilat i keni bartur gjithë dimrit.

Vishni funde, fustane, pantallona apo triko ngjyrë të shndritshme të verdhë, përshtateni me xhinse, dhe krijoni kombinimin fitimtar të modës.

Pra, kemi përfunduar që është e popullarizuar, i shkon çdo teni dhe lehtë kombinohet, andaj besojmë që nuk ju duhen më shumë arsye që edhe ju këtë sezon…

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat