Trajtimi me lëng limoni dhe vaj ulliri për rininë e fytyrës

Life style

Trajtimi me lëng limoni dhe vaj ulliri për rininë e fytyrës

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:26
Ilustrim

Përveç përfitimeve të brendëshme që sjell kjo pije, ju mund ta përdorni edhe për trajtime të jashtme. Limoni dhe vaji i ullirit janë një mënyrë shumë efikase edhe e trajtimit të problemeve me lëkurën.

AgroWeb.org ju sugjeron një mënyrë të trajtimit të lëkurës me anë të këtij kombinimi perfekt.

Vaji i ullirit është i mbushur me antioksidantë si vitamina A dhe E.
Ndihmon në pastrimin dhe rikuperimin e fytyrës së dëmtuar nga aknet, dielli, tymi i cigareve apo faktorë të tjerë të jashtëm.

Vaji i ullirit funksionon si një zbutës natyral, duke i lënë poret tuaja të pastra që mban larg krijimin e akneve.
Është i këshillueshëm për fytyra delikate pasi do t’i japë fytyrës tuaj një ndjesi pastërtie dhe butësie të mrekullueshme.

Lëngu i limonit është një ilaç natyral që ndihmon në mbylljen e shenjave që shkaktojnë aknet.
Ngjyra e lëkurës tuaj do të jetë më e bardhë dhe më e ndriçuar për shkak se limoni do t’ju sigurojë një pastrim të thellë të saj.

Përzierja e këtyre dy përbërësve do t’ju japë efektin që dëshironi. Për më shumë lexoni përgatitjen e maskës që AgroWeb.org ju sugjeron.

Përbërësit: 2 lugë gjelle me vaj ulliri: 2 lugë gjelle me lëng limoni:
Përgatitja: Kombinoni dy përbërësit në një enë të vogël dhe trazojini mirë; Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe në qafë duke shmangur zonën poshtë syve;

Lëreni të veprojë për 25 minuta, gjatë kësaj kohe sigurohuni që të vendosni një peshqir rreth qafës për të evituar ndotjen e rrobave nga maska.

Më pas lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me kujdes me një pëshqir të butë;
Më pas aplikoni kremin tuaj të përditshëm hidratues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat