Studim: Njerëzit që kanë motra janë më të lumtur dhe optimistë

Life style

Studim: Njerëzit që kanë motra janë më të lumtur dhe optimistë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:43
Ilustrim

Të kesh një motër do të thotë të kesh një mike të ngushtë me të cilën edhe jeton në një shtëpi…apo jo?

Ndoshta jo. Le të jemi të sinqertë, motrat ose vëllezërit janë njerëzit me të cilët grindeni më së shpeshti – edhe për gjërat më të vogla.

Me siguri që secilit prej jush që po e lexoni këtë artikull tani po i kujtohen debatet dhe grindjet me motrën, ndoshta edhe për një bluzë ose fustan dhe gjëra të tjera shumë të kota.

Por, megjithatë bëhuni sërish të sinqertë dhe pranojeni se nuk ka njeri që e doni më shumë në botë se sa motrë.

Prandaj edhe nuk do të befasoheni kur të kuptoni se një studim i ri ka dalë në përfundim se njerëzit që kanë motra janë në përgjithësi më të lumtur dhe optimistë se sa ata që nuk kanë.

Hulumtuesit në Universitetet De Montfort dhe Ulster të Anglisë kanë realizuar një sondazh ku kanë intervistuar 571 njerëz të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme për shëndetin e tyre mendor dhe pikëpamjet e përgjithshme në jetë.

A e dini çfarë? Po, e qëlluat – ata që kanë motra dolën në krye të tabelës si personat më stabilë emocionalisht.

Profesori Tony Cassidy ka shpjeguar gjetjet e këtij hulumtimi për The Telegraph.

“Motrat duket se inkurajojnë një komunikim më të hapur në familje. Megjithatë, vëllezërit duket se kanë efekt alternativ. Shprehja emocionale është thelbësore për shëndetin e mirë psikologjik dhe të kesh motra e promovon një gjë të tillë në familje”.

“Kjo mund të jetë për shkak se djemtë në përgjithësi kanë një tendencë të natyrshme që të mos flasin për gjërat”, ka thënë ai.

Kur flasim për motrat del se ato e inkurajojnë njëra-tjetrën që të jenë më të hapura dhe komunikative për ndjenjat e tyre, çfarëdo qofshin ato.

Hulumtuesit besojnë se një gjë të tillë i ndihmon shëndetit mendor.

Ky nuk është studimi i vetëm që ka ardhë në përfundimin për të cilin folëm më lart.

Universiteti Brigham Young në Provo të Utah kishte nxjerrë konstatimet e njëjta pas sondazhit që kishte realizuar me 395 familje që kishin më shumë se një fëmijë.

Ky studim kishte gjetur se të kesh një motër të bën njeri më të mirë.

Kaq ishte!  Ndoshta, pas këtij artikulli ju do të mendoheni dy herë para se ta ngacmoni ose të mos silleni mirë me motrën tuaj.

Mos harroni – ajo është arsyeja që ju jeni më e lumtur, më e ndjeshme dhe njeri më i mirë.

Pa dyshim, këto sondazhe që kanë mostra të vogla duhet të merren me rezervë.

Por, një gjë duhet ta keni gjithmonë në mendje: shijoni këtë marrëdhënie deri në maksimum dhe vlerësojen atë sepse disa njerëz nuk do ta dinë kurrë se çfarë është të kesh një motër në jetë.

Gjithashtu, ti dhe motra mund të bëni gjërat më të çmendura në jetë…pa u brengosur se çfarë thonë të tjerët sepse jeni bashkë – TI DHE AJO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat