A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Life style

A duhet të ndalohet fjala çiklist?

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:15
Ilustrim

Shkencëtarët kërkojnë që fjala çiklist duhet të hiqet për shkak të 'dehumanizimit' të çiklistëve dhe në vend të kësaj ata duhet të quhen ‘njerëz që ngasin biçikleta'.

Shkencëtarët në universitetet australiane thonë se termi “çiklist” i bën shoferët e makinave më të prirë për t'u angazhuar në akte të qëllimshme të dhunës.

Tani ekspertët janë duke mbështetur një masë për të shmangur fjalën çiklist dhe ta zëvendësojnë atë me frazën më të gjatë 'njerëzit që ngasin biçikleta'.

Bashkautorja e studimit, profesoresha Narelle Haworth, tha përdorimi i termit ‘njerëzit që ngasin biçikletat’ në vend të çiklistëve, është hapi i parë drejt heqjes së këtij dehumanizimi'.

Studimi nga studiuesit në universitetet e Monash, Queensland dhe Melbourne, në Australi, është i pari që shqyrton se si një grup përdoruesish të rrugës i janë përgjigjur njëri-tjetrit.

Hulumtimi, i botuar në revistën "Traffic Psicology and Behavior", thotë se çiklistët janë konceptuar si një grup minoritar dhe janë bërë objekt i qëndrimeve dhe sjelljeve negative.

Studimi, që përfshin 442 të anketuar në Victoria, New South Wales dhe Queensland, identifikuan qëndrimin ndaj çiklistëve.

Veprat e agresionit ndaj çiklistëve nga shoferët nuk ishin të pazakonta, me 17 për qind duke thënë se ata kishin përdorur makinën e tyre për të bllokuar me qëllim një çiklist, 11 për qind kishin afruar  qëllimisht makinën e tyre pranë një çiklisti dhe 9 për qind e kishin përdorur makinën e tyre për t’i prerë rrugën një çiklisti.

"Nëse çiklistët ndjehen të dehumanizuar nga përdoruesit e tjerë të rrugës, ata mund të kenë më shumë gjasa të veprojnë kundër shoferëve, duke ushqyer një profeci vetëpërmbushëse që ushqen më tej dehumanizimin kundër tyre. Përfundimisht ne duam ta kuptojmë këtë proces dhe shpresojmë se mund të ndihmojmë në ndalimin e abuzimit", tha autorja kryesore e studimit, Alexa Delbosc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat