Sa para i fitojnë nga një postim i vetëm personat me shumë ndjekës në Instagram?

Life style

Sa para i fitojnë nga një postim i vetëm personat me shumë ndjekës në Instagram?

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:09
Foto ilustruese

Fundja fundit, përse ta postoni një selfie të bukur falas kur mund të paguheni për ta bërë atë, apo jo? – transmeton Telegrafi.

Nëse jeni joshur nga kjo ide apo thjesht keni menduar ndonjëherë se sa shumë para fitojnë blogerët dhe vlogerët e preferuar, një studim tani ka treguar se sa para fitojnë mesatarisht britanikët me ndikim në Instagram për postimet e tyre të sponsorizuara.

Anketimi “UK Bloggers 2019” ka zbuluar se personat me ndikim mund të paguhen mes 100 dhe 1,000 funteve varësisht nga numri i ndjekësve që kanë dhe produktit që e reklamojnë.

Megjithatë, siç duket ndikimi te tjerët nuk është bash argëtues, pasi që personat e tillë duhet t’i shpërndajnë deri në tri postime origjinale në ditë, e kjo nënkupton shumë planifikim dhe strategji.

Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se në vitin 2018, 27% personat me ndikuar kanë kërkuar 100 funte për postim, ndërkaq 30% kanë kërkuar mes 100 dhe 250 funteve për postim.

Në mënyrë interesante, “industria e blogerave” kryesisht dominohet nga femrat në shumicën e fushave, duke përfshirë fushën e stilit të jetesës, ushqimit dhe pijeve, bukurisë dhe modës, por fusha e udhëtimit është e ndarë barabartë mes dy gjinive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat