Sheh në ëndërr sikur të presin flokët, zbulo tani kuptimin e saj!

Life style

Sheh në ëndërr sikur të presin flokët, zbulo tani kuptimin e saj!

Më: 30 mars 2019 Në ora: 08:51
Ilustrim

A keni parë ndonjëherë në ëndërr sikur dikush ju pret flokët dhe jeni kurioz për të gjetur se çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? Kjo lloj ëndrre është shumë më e zakonshme nga sa mendoni

Është, në fakt, një ëndërr shumë e përhapur dhe të pyesësh veten për kuptimin e saj mund të të ndihmojë të kuptosh se cilat janë dëshirat që e pandërgjegjshmja jonë, nëpërmjet atij imazhi, po na komunikon.

Ëndrrat, në të vërtetë, janë mënyra në të cilën pavetëdija jonë është në gjendje të shprehë atë që nuk do të ishim në gjendje të pranonim si alarm.

Çfarë do të thotë ëndrra me flokë në përgjithësi?

Flokët janë një pjesë jetike e jona, që lidhet me forcën dhe energjinë. Në të njëjtën kohë, sidomos për gratë, flokët janë imazhi i joshjes dhe sensualitetit. Në fakt, ka shumë kultura ku flokët janë bërë simbol i bukurisë. Edhe për ne, duke i parë flokët të bukur e të shëndetshëm mendojmë se janë shenjë e shëndetit të mirë.

Së fundi, si një element i lidhur me kokën dhe trurin, ato kanë të bëjnë me arsyen, mendimet dhe rrjedhimisht, me vullnetin tonë. Ëndërrimi i flokëve mund të lidhet me ndonjë nga këto kuptime, në varësi të kontekstit dhe veprimit në të cilin ato janë të përfshira.

Çfarë do të thotë të shoshësh në ëndërr sikur pret flokët?

Ëndërrimi i prerjes së flokëve shpreh një nevojë të thellë për ndryshim: ekziston diçka në situatën që po përjetojmë, që me të vërtetë nuk na pëlqen dhe ne duam që me çdo kusht ta “presim” atë nga jeta jonë.

Edhe në jetën e përditshme, nëse mendoni për të, një ndryshim i flokëve është një mënyrë e mirë për t’u ndier njerëz të ndryshëm: ëndërrimi për këtë është një shprehje e kësaj nevoje të njëjtë.

Dhe ëndrra sikur i ke prerë shumë shkurt flokët ose je qethur qerose?

Në këtë rast, ëndrra mund të jetë një shprehje e një dëshire për largim, dëshira për të lënë pas një episod apo histori të veçantë negative…Në të njëjtën kohë mund të përfaqësojë një sakrificë të vetes ose, më mirë të thuhet, pjesë e vetvetes, e njëjta gjë që duam të lëmë pas.

Çfarë do të thotë nëse dikush të pret flokët me forcë?

Në një makth të këtij lloji, paraqitet një akt i vërtetë kastrimesh: ne mendojmë se ai person i veçantë ose situata që ai mishëron është largimi i forcës sonë të jetës, energjisë. Ne e ndjejmë atë si negative dhe kastrojmë në fakt veten tonë.

Po sikur të jetë një prerje të tmerrshme?

Në këtë rast, përsëri, ka të ngjarë që po përjetoni një situatë në të cilën ju nuk mund të gjeni veten dhe natyrën tuaj më të thellë: kjo është arsyeja pse nuk ju pëlqen prerja dhe ndiheni keq. Nga ana tjetër, mund të jetë një shprehje e pasigurisë së fortë, vetëbesimit të ulët dhe shqetësimit për gjykimin e të tjerëve.

Nëse e gjitha është një prerje e këndshme?

Nëse ëndërroni t’i bëni vetes një prerje që të lë pa frymë, gjë që ju bën të ndiheni me të vërtetë të bukur, atëherë do të thotë që po përjetoni një moment të fuqisë së madhe, pra ndjenja juaj ka arritur (ose është gati) të kapërcejë një fazë të shqetësimit. Tani je gati të rilindësh, më bukur se më parë?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat