Kolegët e mërzitshëm në punë, i riu gjen mënyrën t’ua kthejë buzëqeshjen

Life style

Kolegët e mërzitshëm në punë, i riu gjen mënyrën t’ua kthejë buzëqeshjen

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një adoleshent nga Misuri akuzohet për futjen e LSD-së në pijet e kolegëve të punës.

Ai shpjegoi veprimin e tij duke thënë se e bëri këtë, pasi kolegët e tij ishin shumë negativë dhe të padëshiruar, dhe donte ‘t’ua rregullonte disponimin”, raporton The Sun.

19-vjeçari pranoi në polici arsyet e tij për futjen e drogës halucinogjene në pijen e kolegut të tij dhe tani ai kërcënohet me disa dënime për posedim droge dhe drogim të kolegëve transmeton KosovaPress.

Menaxherja e firmës e pa atë duke qëndruar pranë gotës së saj të ujit dhe vendosi të mos e pi. Ajo thirri policinë pasi vuri re se kolegët e saj nuk ishin mirë dhe se njëri prej tyre filloi të dridhej.

E gjithë situata u zhvillua në një zyrë për marrje me qira të makinave në shtetin federal amerikan Misuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat