Këto janë shenjat e para të depresionit tek meshkujt

Life style

Këto janë shenjat e para të depresionit tek meshkujt

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Shëndeti mental tek meshkujt është prapë në fokus që kur Mike Thalassitis- një 26 vjeçar bëri vetëvrasje  javën e kaluar. Përderisa shumë nga ne nuk i vërejmë shenjat e para, dhe i neglizhojmë duke mos iu dhënë rëndësinë e duhur, shkruan Dailymail.

Dr. Mark Wonwood, drejtor i shërbimeve psikologjike në një qendër spitalore në Britaninë e Madhe tregon për shenjat e para të një depresioni tek meshkujt dhe mënyrën se si t’i identifikojmë këto shenja përpara se të bëhen më serioze.

Sipas Dr. Winwood nëse vëreni këto shenja tek një mashkull siç janë nervozizmi, irritimi, agresiviteti ose vështirësi për të përjetuar ndonjë emocion pozitiv, atëherë ai mund të jetë duke përjetuar simptomat  e para të një gjendje të depresionit. Ata gjithashtu mund ta humbin oreksin, kanë shumë pak energji dhe bëjnë gjumë të çrregullt. Meshkujt që përjetojnë këto gjëra kanë tendencë të fillojnë ndonjë shprehi negative siç është duhan pirja apo konsumimi i alkoolit.

Krahas simptomave dhe efekteve emocionale, problemet mentale mund të kenë efekt edhe në shëndetin fizik siç  është kokëdhimbja, probleme me sistemin tretës dhe plogështi.

Si mund të ndihmojmë?

Është shumë e rëndësishme të zhvilloni një bisedë të relaksuar dhe të hapur me partnerin tuaj. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm që partneri mund të reagojë me agresivitet dhe mund të rezistojnë, mirëpo gjithsesi nuk duhet t’iu bëhet presion.

Është më se e nevojshme që kur e vëreni se një person është duke përjetuar një gjendje të tillë, zgjidhja e duhur është t’i propozoni një konsultim apo trajtim me një profesionist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat