Seks, drogë dhe alkool, si kombinohem, rreziqet dhe cili popull e praktikon më shumë

Life style

Seks, drogë dhe alkool, si kombinohem, rreziqet dhe cili popull e praktikon më shumë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 20:23
Ilustrim

Njerëzit në Britani të Madhe kanë më shumë gjasa të kombinojnë drogën me seksin sesa ato në SHBA, Kanada, Australi apo Evropë, sipas një sondazhi.

Sondazhi gjeti që të rinjtë britanikë veçanërisht ata me të ardhura më të larta, kishin më shumë gjasa që të kombinonin seksin me drogën, e njohur si “chemsex”, shkruan gjiganti britanik BBC.

Më shumë se 22,000 njerëz morën pjesë në hulumtimin e Sondazhit Global të Drogës në lidhje me seksin dhe substancat narkotike.

Ajo zbuloi se alkooli, kanabisi, MDMA dhe kokaina janë medikamentet që përdoren më së shpeshti.

Studiuesit thonë se kuptimi i përdorimit të drogës tek njerëzit është i rëndësishëm në mënyrë që të përcillet mesazhi për dëmet që shkaktojnë.

Alkooli më i përhapuri

Raporti zbuloi se alkooli ishte droga më e popullarizuar.

Rreth 58% e meshkujve dhe 60% e grave që morën pjesë në studim thanë se kishin pirë para seksit gjatë vitit të kaluar.

Raporti thotë se njerëzit nga Britania e Madhe kanë më shumë gjasa të kenë drogë të kombinuar si kokaina, MDMA dhe metadon me seksin.

Raporti përshkruan përdorimin britanik të metadonit me seksin si “veçanërisht të habitshme”.

Raporti tha se ndërsa njerëzit e të gjitha gjinive dhe orientimeve seksuale kishin “chemsex” – meshkujt homoseksualë dhe biseksualë kishin “më shumë gjasa ta kishin bërë këtë”.

Ai zbuloi gjithashtu se “meshkujt homoseksualë ishin 1.6 herë më shumë të ngjarë se sa meshkujt heteroseksualë të kenë përdorur drogën me qëllimin specifik të rritjes së përvojës seksuale vitin e kaluar”.

Dr Lawn, nga University College London, tha se ndërsa chemsex është shpesh i lidhur me meshkujt homoseksualë, studimi gjeti “burra dhe gra të të gjitha orientimeve seksuale të përfshirë në këtë sjellje”.

‘Testimi i rregullt i rëndësishëm’

Marc Thompson, i cili drejton përmirësimin e shëndetit seksual pran “Terrence Higgins Trust”, thotë se kombinimi i barnave me seksin mund të rrisë mundësinë për sëmundje infektive.

“Përdorimi i drogës çon në rreziqe gjatë seksit, gjë që rrit shanse për t’u prekur nga HIV dhe infeksionet e tjera seksualisht të transmetueshme. Testimi i rregullisht është me të vërtetë i rëndësishëm”, tha ai për Newsbeat.

“Siç thekson ky raport, përdorimi i drogës dhe seksi është diçka që nuk është ekskluzive për meshkujt homoseksualë dhe biseksualë, por është diçka që ndodh në të gjithë popullsinë më të gjerë. Prandaj është jetësore që të gjithë të dinë rreziqet potenciale“, tha më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat