Dy përbërësit që ndalojnë rënien e flokëve, i keni në shtëpi

Life style

Dy përbërësit që ndalojnë rënien e flokëve, i keni në shtëpi

Më: 6 prill 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Janë dy përbërës “magjikë” të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në ndalimin e rënies së flokëve tuaj.

Dhe për më tepër, këto produkte i keni në shtëpi dhe nuk ka nevojë të shpenzoni shumë.

Vezë dhe çaj jeshil.

Çfarë duhet të bëni?

Në një tas hidhni një të verdhë veze dhe shtoni 2 lugë çaj jeshil të përgatitur më parë. Përzijini mirë me njëra-tjetrën.

Nëse është ende e trashë, mund të shtoni sërish çaj jeshil deri sa të krijohet një masë e lëngshme.

Aplikojeni në flokun tuaj nga rrënja deri tek majrat dhe më pas mbështillni flokun me peshqir. Lëreni të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlani kokën me ujë dhe shampo si zakonisht.

Sa shpesh?

2-3 herë në javë.

Përse shërben?

Çaji jeshil është i ngarkuar me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e rënies së flokëve dhe në rritjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat