Këto janë komplimentet që një mashkull i bën një femre, kur është kokë e këmbë i dashuruar

Life style

Këto janë komplimentet që një mashkull i bën një femre, kur është kokë e këmbë i dashuruar

Më: 6 prill 2019 Në ora: 07:12
Ilustrim

Ndjenja mes dy personave lind për arsye të ndryshme dhe shpesh të pashpjegueshme.

Në gjenezën e një lidhje dashurie, janë padyshim komplimentet, si një çelës thelbësor për të kuptuar nëse dikush ju do vërtetë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kur një mashkull i bën kompliment një femre, ose e bën për sy e faqe, ose sepse është i dashuruar kokë e këmbë pas saj.

Mes komplimenteve që shprehin “lajka” janë “Je dobësuar”, ose “Ky model flokësh të shkon shumë”, etj. Jini të sigurta se në 90% të rasteve kur një mashkull përdor fjalë të tilla, është vetëm për t’iu bërë të lumtura.

Përkundrazi, ekzistojnë disa fjalë që një mashkull i thotë, vetëm kur i mendon vërtetë.

Mes tyre janë “Je shumë e bukur”, “Preferoj që ta kaloj kohën me ty se sa me miqtë”, “I ke duart flori”, etj. Nëse një mashkull përdor shprehje të tilla, jini të sigurta se është 100% i sinqertë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat