Humbi 15 kilogramë në një muaj duke pirë vetëm birrë - Bota Sot
Humbi 15 kilogramë në një muaj duke pirë vetëm birrë

Life style

Humbi 15 kilogramë në një muaj duke pirë vetëm birrë

Më: 6 prill 2019 Në ora: 12:54
Del Hall

Një burrë nga Ohio ka humbur 15 kilogramë gjatë një muaji duke pirë vetëm birrë gjatë festimeve Lent.

Del Hall njoftoi në shkurt se do të agjëronte nga festa “Ash” deri për Pashkë, i frymëzuar nga murgjit që vëzhguan sezonin e shenjtë duke pirë vetëm birrë në vitet 1600.

Ai peshonte 132.6 kilogramë në 6 mars, ndërsa tani ka arritur 117 kilogramë.

“Unë nuk jam peshuar që prej Festës së Falenderimeve, kështu që të shoh se kam rënë 15 kg është shumë gjë e mirë për mua. Këtë periudhë jam peshuar më shumë se 6 vitet e fundit”, tha Del.

Përvec birrës, Del konsumon edhe ujë, por mendja i mbetet tek ushqimi gjithë kohës. Megjithatë, ai e ka pranuar këtë sfidë që të rikthejë peshën e mëparshme, kur merrte pjesë në maratona vrapimi.

Çfarë janë festimet Lent?

Lent është një festë 40 ditore në kalendarin e krishterë liturgjik që fillon me “Ash” të mërkurën dhe përfundon rreth gjashtë javë më vonë, para Ditës së Pashkëve.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...