Çfarë kanë njerëzit atraktivë më shumë se të tjerët?

Life style

Çfarë kanë njerëzit atraktivë më shumë se të tjerët?

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Shumë njerëz mendojnë se të qenit i/e bukur është një avantazh social.

Sipas hulumtimeve vajzat apo meshkujt që janë të bukur kanë më shumë tendencë të marrin një vend pune më lehtë, të kenë një performancë më të mirë akademike dhe të bëjnë më shumë para.

Një studim i mëparshëm sugjeron që edhe foshnjat, që janë më të bukur kanë prirje të marrin më shumë kujdes dhe vëmendje nga prindërit e tyre. Duket se ‘zari’ gjenetik nuk është I drejtë për të gjithë njerëzit. Mungesa e informacioneve të sakta për faktorët që ndikojnë në bukurinë dhe atraktivitetin e njerëzve ka bërë që një grup hulumtuesish të kërkojnë informacione më të detajuara për këtë çështje.

Kështu, një grup hulumtuesish të kryesuar nga Qiongshi Lu, profesor I Universitetin Ëisconsin-Madison nisi një studim të ri.

Lu dhe kolegët e tij përdoren informacione të 4.383 njerëzve për të studiuar gjenomin e tyre. Hulumtuesit kërkuan nga disa vullnetarë të vlerësojnë atraktivitetin e këtyre pjesëmarrësve duke e krahasuar me gjenomin e tyre. Sipas analizave të bëra, u detektuan disa gjene specfike që ishin të lidhura me bukurinë, mirëpo ajo çfarë ishte interesant është se këto gjene varionin tek meshkujt dhe femrat. Specifikisht, te gratë variacioni I gjeneve të lidhura me bukurinë ishin të lidhura me gjenet që rregullonin masën e trupit dhe sasinë e lipideve, kurse tek meshkujt gjenet e ‘bukurise ishin të lidhura me gjenet që lidhen me sasinë e kolesterolit. Neveli I kolesterolit luan rol në sintetizimin e tesotsteronit dhe hormoneve steroide mashkullore. Si përfundim, bukuria apo atraktiviteti fizik është I lidhur me një numër të madh të komponetëve gjenetikë, secili prej të cilëve japin një efekt specifik.

Disa nga kufizimet e këtij studimi ishin, se të gjithë pjesëmarrësit vinin nga Evropa dhe ishin pak a shumë në të njëjtën moshë. Gjithashtu studiuesit tregojnë se ende nuk dihet se si ndikojnë mosha, forma e trupit apo shprehjet e fytyrës në perceptimin e atraktivitetit.

Përdersa do të vazhdohen ende studime për gjetjen e këtyre përgjigjeve, ky studim arriti që me sukses të zbulojnë komponentët gjenetikë që ndikojnë në atraktivitetin e njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat