Horoskopi javor: Kë e pret këtë javë fillimi i romancës së mrekullueshme dhe kë ndërrimi i punës

Life style

Horoskopi javor: Kë e pret këtë javë fillimi i romancës së mrekullueshme dhe kë ndërrimi i punës

Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Java pas nesh është plot me sfida, mirëpo surprizat nuk do të na mungojnë

Yjet dinë nganjëherë edhe të bëjnë shaka me ne dhe të lozin me fatin tonë dhe ja se çfarë na lajmëron për këtë javë horoskopi javor.

DASHI (21.03 – 20.04)

Puna: Me një siguri të plotë po i mbroni interesat tuaja afariste dhe po merrni pjesë aktive në bisedime të ndryshme, mirëpo nuk po u kushtoni kurrfarë rëndësie vërejtjeve të bashkëpunëtorëve. Gjërat të cilat nuk u përshtaten shijes dhe dëshirës tuaj po i refuzoni, andaj nuk po lejoni që të tjerët të ndryshojnë strategjinë dhe stilin tuaj të punës. Keni ide të mëdha, të cilat mund t’ju sigurojnë mundësi për të arritur suksesin e dëshiruar.

Shëndeti: Kujdes, janë të mundshme lëndime të kokës, por edhe probleme me sinuset.

Dashuria: Jeni person që në jetën dashurore nuk flisni shumë, sepse veprimet tuaja flasim mjaftueshëm për qëllimet dhe ndjenjat tuaja të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë. Prania e një personi dhe “miklimet” e buta dashurore ndikojnë shumë në mënyrë inspiruese dhe ju orientojnë të silleni në mënyrë të drejtë ndaj personit të dashur. Po rrezatoni energji pozitive dhe entuziazëm emocional.

DEMI (21.04 – 21.05)

Puna: Pjesën tuaj të obligimeve dhe të marrëveshjeve afariste po e plotësoni me përkushtim, mirëpo disa nga bashkëpunëtorët tuaj kanë qëndrime të tjera dhe shpesh po i ndryshojnë strategjitë dhe sjelljet e tyre. Nuk është mirë të lejoni që të tjerët të ndikojnë në orientimin tuaj profesional. Përpiquni të jeni sa më të kujdesshëm në transaksionet financiare dhe mos lejoni që të tjerët të vendosin në emrin tënd.

Shëndeti: Angazhimet e shumta që i keni po ndikojnë edhe në shëndetin fizik. Pikë e dobët janë mushkëritë.

Dashuria: Në lidhjen tuaj dashurore keni kërkesa më shumë sesa është në gjendje personi juaj i dashur t’ju ofrojë. Jeni person shumë romantik dhe dëshironi që edhe lidhja juaj të jetë shumë idilike, dëshironi që lidhja jua të arrijë në kulmin e lumturisë së përbashkët. Po silleni me shumë entuziazëm, mos hiqni dorë nga qëllimet dhe sjelljet tuaja emocionale.

BINJAKËT (22.05 – 21.06)

Puna: Një person po i kritikon idetë dhe sjelljet tuaja ndaj bashkëpunëtorëve, mirëpo ju as që po ua vini veshin komenteve të tilla. Keni dëshirë që të arrini rezultate të mëdha apo ta përmirësoni pozitën tuaj financiare. Me shkathtësi po gjeni zgjidhje indirekte dhe nuk po i pranoni ofertat ultimative.

Shëndeti: Jeni duke e kuptuar se kot jeni nevrikosur. Gjërat shikoni me dashamirësi.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore jeni duke menduar që të gjitha problemet i keni zgjidhur. Megjithatë, një person mund t’ju befasojë në mënyrë mjaft të pakëndshme. Nuk keni arsye të kërkoni rol më të madh apo kërkesa më të mëdha emotive nga personi juaj i dashur. Nëse jeni i ri apo i lirë, po prisni shumë nga një takim i cili nuk do t’i plotësojë të gjitha kërkesat tuaja.

GAFORRJA (22.06 – 22.07)

Puna: Po përpiqeni që të ideoni një strategji të mirë afariste, andaj duhet të jeni mjaft i kujdesshëm në vlerësimin real të situatës. Një person me kujdes po i analizon sjelljet apo deklarimet tuaja të cilat po i bëni. Mos bëni debat të hapur me bashkëpunëtorët të cilët kanë kritere të tjera për mënyrën e afarizmit. Ekzistojnë qëllime të cilat mund të realizoni në një mënyrë indirekte.

Shëndeti: Janë të mundshme problemet me teprime në të ushqyerit. Do të keni probleme me gjëndrat me tajitje të brendshme, e këto probleme kanë të bëjnë me shtimin e peshës trupore.

Dashuria: Në jetën dashurore do të keni një kthesë pozitive. Megjithatë, intimitetin tuaj tregojani vetëm rrethit të afërt të miqve tuaj. Keni nevojë të madhe për diskrecion emocional, posaçërisht kur gjendeni para shikimeve kureshtare apo në shoqëri të një personi të panjohur. Në situata të tilla mos flisni më shumë se që është e nevojshme.

LUANI (23.07 – 22.08)

Puna: Përpiquni që në bazë të afiniteteve tuaja të zgjidhni punën e cila do t’ju duket që më së shumti do t’ju sjellë sukses dhe afirmim më të madh. Është mirë që të ideoni një plan të mirë dhe të veproni më shpejt se disa bashkëpunëtorë tuaj. Informimi i saktë dhe organizimi i mirë afarist ju çon drejt suksesit. Është me rëndësi që në mënyrë efikase t’i realizoni qëllimet tuaja, por pa debate të tepërta.

Shëndeti: Shëndetin tuaj analizojeni më mirë. Mendoni për veprimet e ardhshme, në mënyrë që të jeni sa më të shëndetshëm dhe sa më të lumtur.

Dashuria: Ju kanë vërshuar emocione të ndryshme, mirëpo me kujdes po analizoni rastin e mirë në të cilin mund t’ia shfaqni dëshirat dhe ndjenjat tuaja një personi të cilin një kohë të gjatë po e dashuroni. Nganjëherë ju ndodh që me vështirësi t’i kontrolloni entuziazmin apo afshin tuaj, mirëpo shprehja e fytyrës suaj flet mjaft për atë se çka mendoni dhe çka ndieni. Nuk mund t’i shmangeni interesimit të një personi.

VIRGJËRESHA (23.07 – 22.08)

Puna: Meqenëse keni informacione të reja dhe të sakta për planin afarist, do t’i zgjeroni interesimet tuaja në drejtime të ndryshme. Jeni para një situate të shkëlqyeshme që të realizoni suksese të mira afariste. Për dallim nga bashkëpunëtorët tuaj, në shumë raste ju i merrni vendimet e rëndësishme dhe dini t’i krijoni vetes pozicion të mirë. Është me rëndësi që po krijoni kontakte të mira.

Shëndeti: Janë të mundshme shfaqjet e problemeve me traktin e urinës. Akoma nuk është vonë që të ndërmerrni diçka për të përmirësuar gjendjen.

Dashuria: Ngjarjet që po ju përcjellin në jetën dashurore po ndikojnë mjaft pozitivisht. Jeni entuziast i madh dhe emocional dhe po kënaqeni duke u shoqëruar me personin e dashur. Po ju kënaq sjellja dhe gatishmëria e një personi që po fut në lidhjen tuaj dashurore. Nëse jeni i ri apo i lirë, mund të keni kontakte të ndryshme dhe njohje të reja. Një person do t’ju bëjë për vete me paraqitjen dhe stilin e tij.

PESHORJA (23.09 – 22.10)

Puna: Nuk do të dëshironi të rrezikoni në planin afarist dhe financiar, mirëpo do ta vëreni që dikush nga bashkëpunëtorët në mënyrë indirekte po i ndryshon kushtet fillestare apo po i ndërfut qëllimet e tij. Nëse nuk do t’i respektoni kërkesat e dikujt, do të keni më shumë komplikime dhe kritika. Nuk mund të ndryshoni rrethanat aktuale në skenën afariste dhe t’i lini anash obligimet tuaja. Është mirë që të përshtateni më mirë.

Shëndeti: Nuk është edhe aq i mirë. Probleme ju shfaqen për shkak të ambicieve dhe emocioneve të mëdha.

Dashuria: Nga personi i dashur po kërkoni më shumë mirëkuptim dhe butësi. Partneri nganjëherë ka ide të pazakonshme dhe me sjelljen e tij te ju po shkakton ndjenjën e pasigurisë. Keni nevojë për praninë e dikujt, por edhe për një nivel të caktuar të lirisë emocionale. Po parandieni ndryshimin e rëndësishëm në marrëdhënien me personin e dashur.

AKREPI (23.10 – 21.11)

Puna: Jeni para një faze mjaft kreative, por ekzistojnë rrethana të ndryshme të cilat po e pengojnë ndikimin tuaj. Ngjarjet në skenën afariste do të kenë rrjedhë të ndryshueshme, shkathtësia e përshtatjes me disa situata të caktuara ju sjell efektin më të mirë. Është mirë të orientoheni në interesa afatgjatë, por edhe të pranoni trendin bashkëkohor të shprehjes.

Shëndeti: Jini i kujdesshëm kur konsumoni pije apo kur pini cigare, pasi që mund t’ju dalin telashe.

Dashuria: Është me rëndësi që te personi juaj i dashur të fusni përkrahjen emocionale dhe me besnikëri t’i pasoni idetë e përbashkëta. Personi i dashur mund t’i plotësojë pritjet tuaja, mirëpo më parë duhet të krijoni lidhje të harmonishme. Mbështetuni në nxitjet emocionale të cilat ju përcjellin por edhe në zërin tuaj të brendshëm. Kënaqësia juaj emocionale njëkohësisht është edhe lumturi e përbashkët.

SHIGJETARI (22.11 – 21.12)

Puna: Idetë tuaja në mënyrë të vendosur po i shfaqni dhe po ju imponohet ndjenja që rrethi po i përkrah idetë tuaja. Një informacion i ri do të ndikojë pozitivisht në orientimin tuaj profesional. Dini të vlerësoni situatën e volitshme në skenën afariste dhe të ideoni paraqitje të mirë para bashkëpunëtorëve. Kushtoni kujdes mundësisë së bashkimit me partnerët për një periudhë më të gjatë.

Shëndeti: Të mundshme janë vështirësi reumatike apo thyerje eshtrash. Jini të kujdesshëm, nëse dëshironi t’u shmangeni rreziqeve.

Dashuria: Po parandieni se gjendeni në një kthesë emocionale, andaj me kujdes po analizoni partnerin apo personin i cili po ju pëlqen. Ngjarjet dashurore të cilat po i nuhasni kanë një shprehje të pazakonshme dhe do të plotësojnë humorin tuaj pozitiv, por edhe entuziazmin tuaj. Harmonia emocionale do të thotë shprehje më e bukur e lumturisë intime e cila po ju shoqëron.

BRICJAPI (22.12 – 20.01)

Puna: Po dëshironi që të zgjeroni interesimet tuaja profesionale në drejtime të ndryshme, mirëpo ekzistojnë situata të cilat kërkojnë angazhim më të madh. Po ju duket se jeni duke humbur kohën apo energjinë e vlefshme, derisa po i dëgjoni bashkëpunëtorët për idetë e ndryshme afariste, të cilat nuk kanë kurrfarë perspektive. Bëhuni më real dhe pranoni punët për të cilat keni më shumë dije dhe përvojë.

Shëndeti: Jeni përplot me energji dhe në humor shumë të mirë. Është mirpë që të merreni sa më shumë me sport, nëse dëshironi ta ruani këtë gjendje që e keni.

Dashuria: Në jetën dashurore nuk mund të silleni indiferent ndaj paraqitjes apo ndikimit të një personi, ekzistojnë veprime dhe cikërrima të cilat para partnerit ju zbulojnë më shumë se sa ju mendoni. Ngadalë po e humbni kontrollin emocional. Pas takimit me një person, do ta kuptoni mirë se ku keni gabuar deri tani në vizionet tuaja dashurore.

UJORI (21.01 – 18.02)

Puna: Do të bëni mirë nëse e definoni listën e përparësive në harmoni me ngjarjet e reja në skenën afariste dhe sipas kritereve themelore të cilat aktualisht aplikohen. Shmangni bashkëpunimin me një person i cili po ju krijon telashe të ndryshme, nuk është çasti që të ballafaqoheni me rivalët tuaj. Kushtoni kujdes punëve të cilat mund t’ju sjellin rezultate konkrete financiare.

Shëndeti: Problemet me stomakun janë pasojë e ushqimit të pakontrolluar.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore personi i dashur është duke ju ngufatur me imponimet dhe kërkesat që po jua bën. Do të ndieni nevojën që emocionalisht të relaksoheni, pa u frikësuar për komplikimet e mundshme. Keni nevojë më të madhe për përkrahje emocionale dhe afërsi idesh me personin që ka afinitete të ngjashme me ju.

PESHQIT (21.01 – 18.02)

Puna: Në skenën afariste jeni duke vepruar me shumë kujdes dhe po i vlerësoni aspektet e ndryshme. Është mirë që të orientoheni për zgjidhje afatgjate afariste dhe financiare dhe të kërkoni një partner të besueshëm. Suksesi mund të arrihet me planifikim të saktë dhe me vlerësim të drejtë të mundësive afariste. Energjinë tuaj krijuese orientoni drejt qëllimeve të dobishme.

Shëndeti: Nëse jeni të sëmurë, sanojeni gjendjen që të hyni në një periudhë më të mirë. Ndoshta disa nga problemet po i krijoni vetë ose janë fryt i imagjinatës suaj.

Dashuria: Në marrëdhëniet tuaja me personin e dashur nuk keni nevojë që me ngulm të përsërisni bisedat apo situatat të cilat nuk jua sjellin efektin e dëshiruar. Personi juaj i dashur nuk mund të jetë i përsosur, por nuk mund të jetë as i gatshëm për kritika të tepruara. Gjithmonë ekziston një mënyrë më subtile nëpërmjet së cilës mund t’i realizoni qëllimet tuaja emocionale. Bëhuni më inspirues dhe më i butë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat