Gjërat që duhet t’ia tregoni fëmijës para se ta fillojë shkollën

Life style

Gjërat që duhet t’ia tregoni fëmijës para se ta fillojë shkollën

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:37
Ilustrim

Për një fëmijë, shkolla është shkaktari i të dyjave: edhe kohërave të mira edhe brengave të mërzitshme.

Kjo është arsyeja se përse prindërit duhet t’u ndihmojnë fëmijëve të përgatiten për shkollë duke luajtur me ta, duke i ndarë historitë e tyre shkollore dhe duke u shpjeguar se çfarë i pret fëmijët në jetën shkollore.

Këto gjëra fëmijët mund t’i mësojnë më së miri vetëm nga prindërit.

Ekspertët kanë përpiluar një listë me disa këshilla të cilat, sipas tyre, duhet t’ua mësoni fëmijëve qysh prej kohës kur janë në çerdhe, pra para se të futen në klasën e parë.

Këto janë gjërat që si prind duhet t’ua shpjegoni fëmijëve para se ta fillojnë shkollën:

– Shëndeti fizik dhe mendor janë më të rëndësishëm sesa mësimet. Nëse ndiheni keq, tregoni.

– Mos e krahasoni veten me tjerët. Ju shkoni në shkollë për të fituar njohuri, jo për të marrë nota të mira.

– Duhet ta kuptoni lëndën; notat nuk janë të rëndësishme. Nëse merrni notë të keqe, si prind nuk do t’ju dënojmë, por një notë e mirë padyshim se do të na kënaqte.

– Nëse nuk kupton diçka, pyete mësuesen ose neve për ndihmë.

– Mësuesi/ja është gjithashtu njeri që mund të sëmuret, lodhet apo të bëj gabim. Mbaje mend këtë dhe respektojeni atë.

– Mos e ngacmoni askënd. Nëse të ngacmon dikush, diskutoje me mua ose mësuesen.

– Nëse i thyen rregullat, mësuesi do të të dënoj. Por, askush nuk është i lejuar t’ju lëndojë apo t’ju poshtërojë. Nëse kjo ndodh, na lajmëro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat