Dilni sa më shumë me mamanë tuaj, ka përfitime aq të mëdha sa nuk jua merr mendja

Life style

Dilni sa më shumë me mamanë tuaj, ka përfitime aq të mëdha sa nuk jua merr mendja

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Rimendojeni edhe një herë të dalurën me shoqet në fundjavë! Nëna juaj meriton pak kohë shtesë

Një studim i ri ka zbuluar se koha që kalojmë me njerëzit që duam, e zgjat jetën tonë. Dhe kë doni më shumë në jetë se nënën?

Bright Side na tregon më shumë rreth këtij studimi, duke ju vënë edhe një herë në dukje sesa e rëndësishme është familja:

Mjekët në Universitetin e Kalifornisë zhvilluan një studim me 1600 pjesëmarrës në vitet ’60 dhe ’70 për të parë nëse vetmia kishte një ndikim vendimtar në jetëgjatësinë e njerëzve.

Pas 6 vitesh kërkime, shkencëtarët zbuluan se vetmia kishte një ndikim më të madh tek të moshuarit më shumë sesa e prisnin.

Ata deklaruan se nëse kishin shoqëri dhe marrëdhënie të shëndetshme, jetonin më gjatë se ata që ishin të vetmuar. Njerëzit e vetmuar vdisnin më shpejt.

Sipas studimit, vdekja mund të shkaktohet nga ndjenja negative psikologjike që çojnë në rënie të shëndetit.

Vetmia ndikon keq në shëndet, jo vetëm në kuptimin që nuk keni askënd për të folur, por për ata që nuk një lidhje kuptimplotë për të ushqyer. Pra, nuk kanë njerëz që kujdesen për ta.

Ajo çfarë duhet të bëni është të ftonin nënën tuaj në fundjavë për të kaluar kohë me të. Edhe nëse jeni shumë e zënë, përpiquni ta vizitoni të paktën një herë në javë ose ta telefononi për ta pyetur si ka shkuar dita e saj.

Thuajini sa shumë e doni! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat