Për të joshur femra, ekziston një trajtë te meshkujt që është më e mirë se pamja fizike dhe sensi i humorit

Life style

Për të joshur femra, ekziston një trajtë te meshkujt që është më e mirë se pamja fizike dhe sensi i humorit

Më: 15 prill 2019 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve do të mendonin se nëse nuk është pamja fizike ajo që e bën një mashkull tejet joshës, atëherë padyshim se është sensi i humorit.

Por, studimet tregojnë se zemërgjerësia apo altruizmi është një trajtë e meshkujve, pas së cilës femrat joshen tejet shumë kur kërkojnë lidhje serioze.

Një studim, i cili ishte publikuar në revistën “Evolutionary Psychology”, u kishte prezantuar 202 femrave meshkuj të ndryshëm për t’i zgjedhur.

Nga meshkujt e prezantuar, femrat i kishin zgjedhur meshkujt joshës dhe egoistë për të bërë seks vetëm një natë.

Megjithatë, femrat që kanë qenë të interesuara për lidhje afatgjate, kanë zgjedhur meshkujt zemërgjerë, pavarësisht se a kanë qenë joshës apo jo.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se trajtat tjera nuk kanë rëndësi. Sensi i humorit është po ashtu i rëndësishëm për femrat kur e zgjedhin një mashkull, pasi që femrat e shohin një mashkull të tillë si më inteligjent.

Sensi i humorit është gjithashtu indikator i mirë i aktivitetit seksual.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat