Dhëndri zhduket në mes të dasmës, e gjejnë në tualet duke bërë marrëdhënie me shokun

Life style

Dhëndri zhduket në mes të dasmës, e gjejnë në tualet duke bërë marrëdhënie me shokun

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:37
Foto ilustruese

Rrëfimi i pazakontë u bë nga Willi, këngëtari i dasmave i cili atë natë telefonoi në emisionin ‘Lunatici’ në Rai Radio2 në Itali, program i drejtuar nga Roberto Arduini dhe Andrea Di Ciancio.

“Jam këngëtar dhe shpesh performoj në dasma. Dua t’iu tregoj atë që më ka ndodhur në një dasmë ku isha së fundmi në Abruzzo. E kapën dhëndrin duke festuar në një mënyrë pak të çuditshme. Duke qenë se nuk po e gjenin më dhe ishte momenti i prerjes së tortës, nisën kërkimet. Një familjare e nuses e gjeti në tualet duke festuar… po bënte seks me një shokun e tij. Nuk ka asgjë të keqe të kesh marrëdhënie me një mashkull, por dreqi e mori sapo ishte martuar me një femër. Këtu ka diçka që nuk shkon.

Fatmirësisht më paguan gjithsesi! Festa nuk përfundoi me grushte, por nusja nisi të qante. Ndërkohë të afërmit e dhëndrit erdhën dhe më kërkuan që të mos këndoja më, pasi nuk kishte arsye për të festuar. Në 29 vite që këndoj nëpër dasma, nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë”, tregon këngëtari italian, i identifikuar si Willi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat