Nëse doni të dobësoheni, ky është ushqimi që duhet të hani në mëngjes

Life style

Nëse doni të dobësoheni, ky është ushqimi që duhet të hani në mëngjes

Më: 17 prill 2019 Në ora: 15:05
Ilustrim

Ndonëse mëngjesi duhet të jetë një vakt i plotë pasi na siguron një pjesë të energjisë për orët në vazhdim, shumë prej nesh e nisin ditën duke konsumuar diçka në mesditë.

Nëse i druheni kileve të tepërta e mendoni se duke mos ngrënë një vakt do të humbni më shpejtë peshë, gaboni! Një mëngjes i pasur ka një efekt pikërisht të kundërt dhe zgjedhja më e mirë është tërshëra, shkruan living.al.

Ky drith i shijshëm jo vetëm që përshpejton organizmin, por sipas studimeve të fundit ju mund të përshpejtoni dhe procesin e humbjes së peshës vetëm duke ngrënë tërshërë për mëngjes.Studimi përfshinte burra dhe gra të ndara në tre grupe. Grupit të parë i është dhënë bollgur për në mëngjes, të dytit cornflakes dhe grupit të tretë asgjë. Të gjithë hanin njësoj drekën dhe darkën.

Hulumtuesit mbajtën të dhënat e niveleve të sheqerit dhe insulinës të të gjithë pjesëmarrësve në studim dhe përfundimet i botuan në një revistë shkencore. Ata zbuluan se grupi i parë kishte më pak kërkesa për ushqim në orët e para të ditës përpara drekës dhe konsumonin 31% më pak kalori për drekë. Pjesëmarrësit në grupin e dytë treguan një dëshirë për ushqim pas tri orësh dhe grupi i tretë edhe më herët.

Tërshëra jo vetëm që ju bën të ndiheni më të ngopur, por ul nevojën për kalori me 31-50%. Ja disa përfitme të tjera:

Ul nivelin e kolesterolit

Përmirëson tretjen

Mban nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak

Është një burim shumë i mirë i hekurit, magnezit, vitaminave të ndryshme dhe i proteinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat