Lumturia qëndron tek rutina?

Life style

Lumturia qëndron tek rutina?

Më: 17 prill 2019 Në ora: 16:45
Ilustrim

Lumturi tani konsiderohet rutina dhe jo ndryshimet e vogla, apo të mëdha të jetës. Shkëlqimi nuk qëndron më në ndodhitë e jashtëzakonshme, por në përsëritje. Pra nëse jemi në gjendje të duam dhe të kujdesemi për gjithçka që bëjmë çdo ditë, përfshirë edhe selfiet, do të gjejmë paqen dhe lumturinë.

Kjo është teoria e ekspertes së spirtiualitetit në Britani, e diplomuar në “Kings College” të Londrës, Theresa Cheung.

Është frymëzuar nga mendimi i Aristotelit sipas të cilit “ne jemi ajo çka bëjmë në mënyrë të përsëritur, dhe si pasojë e jashtëzakonshmja nuk është akti, por rituali, zakoni ose rutina. Sipas këtij mendimi njeriu arrin të gjejë paqe të brendshme, që e bën të ndjehet më mirë me veten dhe të tjerët, dhe e ndihmon në marrjen e vendimeve më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat