Shenjat e horoskopit që nuk shkojnë fare me njëra- tjetrën ( e vështirë dashuria mes këtyre)!!!!

Life style

Shenjat e horoskopit që nuk shkojnë fare me njëra- tjetrën ( e vështirë dashuria mes këtyre)!!!!

Më: 18 prill 2019 Në ora: 18:19
Ilustrim

Nëse i besoni yjet, duhet ta dini edhe se ndonjëherë, thjesht nuk është shkruar atje lart që të jeni me dikë. E këtu faj mund të ketë mbase edhe dita juaj e lindjes. Sepse ka disa shenja horoskopi që, sipas ekspertëve, nuk shkojnë fare me njëra-tjetrën:

Demi dhe Ujori: Demi është I prirur drejt stabilitetit në marrëdhënie, Ujori kërkon lirinë. Ta parët priren drejt posesivitetit, dhe ketu, me ujorët nuk i ecën shumë!

Dashi dhe Gaforrja konsiderohen një kombinim I tmerrshëm; personaliteti aventurier I të parit përplaset me ndjeshmërinë e të dytit. Ky cift do t`I vinte flakën shtëpisë që në fillim të lidhjes.

Edhe me Binjakët, Gaforrja nuk puqet shumë: Binjakët karakterizohen nga një sinqerit bllokues, ndërsa të lindurit e shenjës së Gaforres janë disi më të turpshëm

Demi dhe Luani janë dy kokëfortë që nuk duan të hapin rrugë!!

Gaforrja dhe Ujori duan gjëra të ndryshme në jetë; mospërputhja romantike mes tyre është fare e qartë

Virgjëresha dhe Luani janë dy anë të kundërta të magnetit; Virgjëresha si shenje toke është e qetë dhe e përmbledhur, ndërsa Luani shenjë zjarri, është I hedhur, plot vetëbesim dhe për të dy ata, thjesht nuk parashikohet një fund I lumtur.

Pak shanse ka edhe Peshorja me Bricjapin; për Peshoren ka rëndësi bukuria dhe ekuilibri, ndërsa Bricjapi është pragmatist. Megjithatë, nuk është se nuk kanë shanse fare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat