Kurrë nuk do ta qëlloni cili ushtrim djeg më së shumti kilogramë gjatë vetëm një dite

Life style

Kurrë nuk do ta qëlloni cili ushtrim djeg më së shumti kilogramë gjatë vetëm një dite

Më: 21 prill 2019 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Nuk është e domosdoshme të jetë i komplikuar, i shtrenjtë dhe i mundimshëm ushtrimi për të qenë cilësor

Shkencëtarët janë pajtuar që kërcimi me litar është ushtrim i cili djeg më së shumti kalori gjatë vetëm një dite. E gjitha që ju është e nevojshme është vullneti i mirë dhe 25 minuta kohë e juaj.

Për këtë ushtrim nuk ju është e nevojshme palestra, as pajisja e shtrenjtë, por vetëm atletet dhe litari.

Pos që mund të jetë njësoj i efektshëm si kardio-trening i mirë, kërcimi i konopit është ushtrim i shkëlqyeshëm për formësim të trupit.

Nëse qëndroni të kërceni litarin 25 minuta në ditë mund të digjni edhe deri në 450 kalori. Ky aktivitet fizik është i shpejtë, i lehtë, argëtues dhe ajo që është më e rëndësishme, shkrin kilogramët.

– Ky ushtrim është i mirë për zemrën. Forcon pjesët e sipërme dhe të poshtme të trupit dhe djeg shumë kalori për një kohë të shkurtër – thotë kardiologu Peter Shulman.

Në video është treguar treningu dhjetëminutësh i kërcimit me litar.

Provoni të ushtroni në të njëjtën mënyrë dy herë në ditë dhe për një kohë shumë të shkurtër do të zvogëloni peshën trupore, do të forconi trupin dhe do të mbani shëndetin tuaj në nivel të lakmueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat