Si të mbroheni nga aromat e këqija në një udhëtim të gjatë - Bota Sot
Si të mbroheni nga aromat e këqija në një udhëtim të gjatë

Life style

Si të mbroheni nga aromat e këqija në një udhëtim të gjatë

Më: 23 prill 2019 Në ora: 19:24
Ilustrim

Qoftë avion, autobus, ose tren kur ju duhet të udhëtoni në distancë të gjatë, ju rrezikoni të djersitni dhe rrjedhimisht të mbani erë të keqe

Ndryshimet e shpeshta të temperaturës janë gjithashtu bashkëpunëtorë, kur kalojmë nga një dhomë me ajër të kondicionuar në nxehtësinë e jashtme. Por a mund të bëhet diçka për të parandaluar këtë, duke hequr mundësinë e bërjes së dushit?

New York Times, në këshillat e udhëtimit ofron disa sugjerime për t’u ndier të freskët edhe gjatë udhëtimeve të gjata dhe të lodhshme.

Zgjidhni veshjet teknike

Veshja teknike, ajo e përdorur për palestër ose sporte të tjera, eliminon djersën në vend që ta mbajë atë ashtu siç ndodh me pambukun. Disa nga këto veshje janë të dizajnuara për të hequr lagështinë nga trupi dhe për të vrarë bakteret që shkaktojnë erë. Sigurisht që ata duhet të lahen, por mund të jenë një ndihmë.

U thoni jo parfumeve

Mund të duket një kontradiktë, por parfumet nuk ndihmojnë për të fshehur erën e keqe që del nga trupi. E njëjta gjë vlen edhe për deodorantët: më mirë të zgjidhni një pa parfum. Idealja do të ishte të merrnit me vete letra të lagura: sigurisht që nuk është si të bësh dush, por ju ndihmon të ndiheni më të freskët dhe më të pastër, sepse gjatë udhëtimit është shumë e zakonshme të prekni sipërfaqet e pista.

Të lahesh (sa herë që është e mundur)

Disa aeroporte dhe zona shërbimi kanë banjo me dushe: pse të mos përfitoni prej tyre kur janë në dispozicion? Me pak fjalë, më mirë të laheni sa herë që mundeni. Larja e dhëmbëve, nga ana tjetër, është shumë më e thjeshtë: vetëm një furçë dhëmbësh të vogël dhe pastë dhëmbësh, dhe në çdo tualet ju mund t’i lani. Me një frymë të freskët ju menjëherë do të ndiheni më mirë.

Pini shumë

Hidratimi është i mirë për trupin tonë, por është e lehtë të harrosh kur jeni xhiro gjatë tërë ditës. Uji i pijshëm ndihmon në parandalimin e halitozës: kur goja mbetet e thatë, pështyma nuk mund ta kryejë detyrën e saj për të mbajtur larg bakteret që shkaktojnë erën e keqe. Për më tepër, djersitja e tepruar parandalohet duke pirë dhe si rezultat nuk do të keni aromë të keqe. Shmangni pijet alkoolike dhe pijet e gazuara, ashtu edhe ushqimet me hudhra, qepë dhe ushqime me erëza sepse ato tentojnë të thajnë gojën dhe të kontribuojnë për të pasur erë të keqe.

I ndani rrobat e pista në valixhe

Është mirë të shmangni përzierjen e rrobave të pista me ato të pastra në valixhe sepse rrezikon të transferosh erën edhe në rrobat e pastra. Të brendshmet e përdorura duhet të ruhen në një qese plastike për të shmangur “ndotjen”. Nëse ktheheni në hotel pas një mbrëmje në një restorant të ushqimit të shpejtë ose pas një dite të ecjes, para se të hiqni rrobat tuaja, është më mirë të ajroseni. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...