Shiu, një qetësues natyral për depresionin, nervozizmin dhe ankthin

Life style

Shiu, një qetësues natyral për depresionin, nervozizmin dhe ankthin

Më: 24 prill 2019 Në ora: 20:04
Ilustrim

Koha me shi mbase ju duket depresonuese dhe shumica e njerëzve e lidhin me ndjenjat melankolike dhe pikëllimin, mirëpo ekspertët konstatojnë që ky është vetëm iluzion. Në të vërtetë, personat të cilët vuajnë nga depresioni dhe ankthi dëshmojnë që u përshtatet koha me shi, sepse atëherë nuk arrijnë në pikën kur përjetojnë sulme depresioni dhe ankthi.

Njësoj është edhe për personat të cilët janë impulsivë dhe nevrikë. Personat e tillë shpesh thonë që e duan shiun dhe shkaku është se kjo i qetëson dhe relakson. Nëse mendoheni pak më mirë, kjo është vërtet e logjikshme.

Shiu ka mostër të parashikueshme, prandaj tingulli i shiut jashtë çon deri aty ku truri ynë e kupton si zhurmë qetësuese dhe të këndshme. Pikërisht për këtë shkak ekzistojnë aq shumë video dhe shënime tingullore për qetësim dhe meditim të cilat përmbajnë tingullin e shiut.

Kur bie shi, njerëzit nuk kanë dëshirë të dalin jashtë, prandaj në hapësirë të mbyllur bëjnë atë që duan në së shumti. Tingulli i shiut qetëson ndaj me të është më lehtë të lexohet një libër, të mësoni apo të relaksoheni në dush të ngrohtë. Veç kësaj, edhe vetë aroma e shiut, lidh shumicën e njerëzve me meditime pozitive dhe ndjenja për të kaluarën. Aroma intensive dhe këndshme që merr ajri ju kthen në kohën kur keni qenë në ambient të ngrohtë dhe të sigurt.

Shkencëtarët theksojnë që bashkë me ndryshimet hormonale është i rëndësishëm edhe tingulli i shiut. Kur tingulli është i qetë apo paksa i fortë dhe i harmonizuar siç është rënia e shiut, truri e kupton si sinjal qetësues. Veç kësaj, kjo shushurimë do të “mbulojë” disa tinguj më pak të këndshëm të cilët do të na kishin shqetësuar dhe zgjuar, si për shembull zhurma e makinave apo zërat e njerëzve të cilët ecin rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat