Çifti i 85 vjeçarëve shumë qejflinj, familja i denoncon - Bota Sot
Çifti i 85 vjeçarëve shumë qejflinj, familja i denoncon

Life style

Çifti i 85 vjeçarëve shumë qejflinj, familja i denoncon

Më: 25 prill 2019 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Nga province e Riminit në Itali, vjen historia e dy 85 vjeçarëve të cilët e transformuan miqësinë e tyre në një histori seksi.

Por fatkeqësisht, familja e saj nuk është dakord dhe arriti të denoncojë burrin sepse besojnë se ai po përfiton nga situata emotive tejet delikate e gruas. E kështu, do jenë gjykatësit ata që do vendosin.

Lajmi bëhet i ditur nga “Rimini Today”, sipas së cilës shkruhet se “Romeo” është një 85 vjeçar ende i shkathët, frekuentues i rregullt i sallave të vallëzimit dhe mbi të gjitha, përdorues i rregullt i viagras.

Gjyshi i lumtur ka nisur një marrëdhënie, fillimisht miqësore e më pas sentimentale me një bashkëmoshataren e tij.

Familjarët e ‘Xhuljetës’ në këtë rast, kanë kundërshtuar menjëherë këtë histori.

Duket se të dy gjyshërit jepeshin shumë në shtrat, aq sa arrinin që performancat e tyre t’i plotësonin deri në tri herë në ditë.

Për t’i dhënë fund të gjithë kësaj, familja e saj ka punësuar një kujdestare në shtëpi, por duket se kjo nuk ka funksionuar shumë: sa herë që kujdestarja hutohej pak, “Romeo” ynë hynte në shtëpi.

Sipas familjarëve, gjyshja vuan nga dëshira e tepruar seksuale, që për shkak edhe të problemeve të tjera të shkaktuara nga mosha, nuk i lejojnë të kujtojë asgjë nga ajo që ndodh në shtëpi.

Kur një mbesë vajti për të vizituar gjyshen, e gjeti në akt e sipër në shtrat. Kështu, pas episodit, familjarët vendosën t’i japin fund.

Ndaj u drejtuan tek një avokat. Por, duke qenë se province është e vogël dhe mbushet shpejt me thashetheme, lajmi nuk mbeti sekret për shumë kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...