“Më trego nga çka frikësohesh, të tregoj çfarë personi je”

Life style

“Më trego nga çka frikësohesh, të tregoj çfarë personi je”

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Të gjithë frikësohemi nga diçka, edhe nëse jeni në mesin e personave më të guximshëm.

Kjo nuk duhet të jetë arsye për t’u ndjerë të turpëruar, ndërsa psikologët thonë se ajo nga çfarë frikësoheni zbulon shumë për llojin e personit që jeni.

Nëse keni frikë nga gjarpërinjtë, kjo do të thotë se jeni anëtar i përkushtuar në familje dhe shoqëri. I vlerësoni tjerët dhe lidhjet tuaja mbi çdo gjë tjetër. Gjithashtu jeni të gatshëm të bëni çmos për t’i mbrojtur miqtë në argumente. Frika juaj nga gjarpërinjtë është frikë se të dashurit tuaj janë të kërcënuar.

Nëse frikësoheni nga errësira, atëherë jeni person pozitiv me një imagjinatë aktive. Ju pëlqen të aktroni dhe ta përdorni mendjen tuaj kreative në shtëpi dhe punë. Sipas psikologëve, frika juaj nga errësira është si rezultat i imagjinatës tejet aktive.

Frika nga gjaku tregon se në mesin e miqve, ju jeni personi i qetë. Gjithmonë i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër dhe e shihni trupin si një tempull. Keni dëshirë të kujdeseni për trupin dhe mendjen me meditim dhe dietë të shëndetshme. Frika nga gjaku nënkupton se frikësoheni të lëndoheni ose se dikush do t’jua dëmtojë “tempullin”.

A janë fobia juaj bakteret dhe mikrobet? Kjo do të thotë se ju pëlqen t’i mbani gjërat të organizuara dhe se shqetësoheni nga gjërat e gërditshme dhe lëmshe. Pra, organizimi është mbi të gjitha për ju.

Frika nga lartësia tregon se jeni person kompleks. Në njërën anë, ju pëlqen të njiheni me persona të ri, të keni eksperienca të reja dhe të vizitoni vende të reja. Por në anën tjetër, thellë brenda jush frikësoheni nga gjërat dhe personat e panjohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat