Si t’i ruani rrobat prej najloni?

Life style

Si t’i ruani rrobat prej najloni?

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Disa rroba prej najloni mund të lahen shumë mirë me lavatriçe, me kusht që kjo e fundit të jetë e specifikuar në etiketë...

Por kini kujdes kur i vishni dhe mos i hekurosni me gradë të lartë se mund t’i digjni. Rrobat e banjës mund t’i lani edhe në lavatriçe.

Jetëgjatësia, fleksibiliteti dhe forca nuk janë përparësitë e vetme të najlonit.

Kjo pëlhurë gjithashtu ka një shkallë të ulët absorbimi, gjë që e lejon atë të thahet shpejt. Prandaj kjo copë përdoret tek rrobat e banjos dhe tek veshjet sportive.

Najloni gjithashtu ka revolucionarizuar botën e hijeshisë dhe elegancën duke ofruar veshje me një çmim shumë të volitshëm.

Përveç kësaj, hulumtimet e shumta kanë bërë të mundur përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së najloni.

Duhen hekurosur?

Në përgjithësi, rrobat prej najloni nuk kërkojnë hekurosje, por ka disa përjashtime: hekuri nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, duke qenë se rrezikojnë që tekstilet të shkrihen për shkak të ndjeshmërisë ndaj të nxehtit.

Po veshjet e mia të brishta: të brendshmet, çorapet?

Shmangni larjen e tyre me lavatriçe, zgjidhni t’i lani me dorë në ujë të ngrohtë ose pothuajse të ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat