I keni rrathët e syve të nxirë, eleminojini me këto metoda

Life style

I keni rrathët e syve të nxirë, eleminojini me këto metoda

Më: 26 prill 2019 Në ora: 17:51
Foto ilustruese

Paraqitja e jashtme luan një rol të rëndësishëm tek ne. Disa prej nesh mund të kenë probleme me rrathët e zinj poshtë syve. Këtu keni 4 metoda natyrale se si t’i largoni:

Përdorni feta kastraveci – Kjo metodë përdoret për të rifreskuar pamjen e lëkurës rreth syve. Vini nga një fetë të hollë kastraveci në secilin sy dhe mbajeni për 10-15">10-15 minuta. Këtë procedurë mund ta bëni çdo ditë.

Vendosni qese çaji të ftohtë ose kube akulli të vogla të mbështjella me leckë të butë – Mbajini për 10-15">10-15 minuta çdo ditë. Kështu do të shmangni edhe fryrjen e syve.

Përdorni një lugë të ftohtë– Vendoseni lugën për 10-15">10-15 minuta në frigorifer dhe pastaj mbajeni në sy, derisa luga të marrë temperaturën e ambientit.

Përdorni krem për sytë që përmban vitaminë K dhe retinol– Rrathët poshtë syveshkaktohen zakonisht nga mungesa e vitaminës K. Një përdorim i përditshëm dhe afatgjatë i këtyre kremrave ka më shumë efekt. Në rastet kur përdorni makijazh, mund të aplikoni edhe korrektorin për të mbuluar rrathët e zinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat