Pse disa meshkuj mendojnë se u pëlqejnë të gjitha femrave?

Life style

Pse disa meshkuj mendojnë se u pëlqejnë të gjitha femrave?

Më: 26 prill 2019 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një mashkull hyn në një kafene dhe sheh një femër të bukur duke i buzëqeshur. A do të thotë kjo se ai po i pëlqen asaj? Apo e gjitha kjo është e fiksuar në trurin e tij?

Hulumtimet kanë treguar se, në përgjithësi, meshkujt kanë tendencë që të keqkuptojnë qëllimin seksual të femrave, veçanërisht pas disa gotave alkool.

Por një studim i ri shkon më tutje, duke sugjeruar se mendimi i të qenit tërheqjes i një mashkulli mund të ndikojë në perceptimin e tyre ndaj interesave të femrave.

Hulumtuesit në Union College në Nju Jork pyetën rreth 500 meshkuj për të imagjinuar një skenar në të cilin një femër tërheqëse në një klub nate u pëlqen atyre.

Femra e vëren se mashkulli po e shikonte dhe buzëqesh si përgjigje ndaj shikimit të tij. Pjesëmarrësit u pyetën për nivelet e interesit që ata besonin se femra në këtë skenar do të mund t’i kishte, duke filluar nga ‘e painteresuar’ deri tek ‘shumë e interesuar’.

Kështu, studimi gjeti se meshkujt me një nivel më të lartë të mendimit se janë tërheqës kishin më shumë gjasa që të imagjinonin një femër të interesuar seksualisht për ta.

Kjo sipas profesorit të psikologjisë, Joshua Hart, është për shkak të dëshirës së fuqishme të meshkujve për intimitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat