Shenjat që tregojnë se jeni gati të bashkëjetoni me partnerin

Life style

Shenjat që tregojnë se jeni gati të bashkëjetoni me partnerin

Më: 1 maj 2019 Në ora: 18:19
Ilustrim

Kur zgjoheni në mëngjes, nuk vraponi me shpejtësi për të vendosur make-up apo për të lyer paksa qerpikët me rimel. Jeni të sigurta që ai ju adhuron edhe pa make-up.

Ndonëse mund të mos i keni takuar ende prindërit e tij, të paktën ata janë në dijeni për marrëdhënien tuaj. Nëse s’keni frikë të hapni telefonin kur e telefonon mamaja dhe ndërkohë ai po bën dush, atëherë urime.

Kur mendoni për të ardhmen, nuk e lini kurrë jashtë planeve. Ai është aty, duke të pritur netëve kur ti kthehesh vonë nga puna.

E shijoni shumë qëndrimin me njëri-tjetrin.

Mërziteni kur nuk flini bashkë (ti fle në shtëpinë tënde, ai në të tijën).

Keni rroba dhe sende personale në shtëpinë e tij (make-up, rroba, furçë dhëmbësh etj).

Ai tregohet i kujdesshëm ndaj “fiksimeve” të tua. Për shembull, sigurohet që shtëpia të jetë e rregullt, nëse gjëja që ti urren më shumë është rrëmuja.

Kur qëndroni bashkë, ndani punët bashkë; ti gatuan, ai ngre tavolinën.

Flisni hapur për paratë dhe i kuptoni shpenzimet dhe nevojat e njëri-tjetrit. Për ju është e rëndësishme që të mos viheni në siklet dhe nuk e keni problem që t’i ndani shpenzimet përgjysmë.

Jeni të vetëdijshëm se jetët tuaja janë të ndara, pra secili ka nevojë për hapësirën përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat