Shenjat e para që tregojnë se mund të jeni shtatzënë

Life style

Shenjat e para që tregojnë se mund të jeni shtatzënë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 06:33
Ilustrim

Si ta kuptoni a jeni shtatzënë? Për disa femra, simptomat më të hershme të shtatzënisë shfaqen në javët e para pas ngjizjes.

Por, edhe para se të mos ju vijnë menstruacionet, ka disa simptoma tjera që tregojnë se mund të jeni shtatzënë.

Simptomat e shtatzënisë mund të dallojnë në bazë të intensitetit, shpeshtësisë dhe gjatësisë.

Gjokse të ënjtura
Gjokset janë prej simptomave të para të shtatzënisë. Vetëm pas dy jave që jeni shtatzënë, ndryshimet hormonale i forcojnë gjinjtë dhe i bëjnë më të mëdhenj.

Lodhja
Lodhja është në mesin e simptomave të hershme të shtatzënisë. Gjatë fazës së hershme të shtatzënisë, nivelet e progesteronit arrijnë kulmin. Në doza të mjaftueshme, progesteroni mund t’ju vë në gjumë. Në të njëjtën kohë, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak, shtypjes së gjakut mund t’jua thithin energjinë gjatë shtatzënisë.

Marramendje me apo pa vjellje
Kjo mund t’ju ndodh në çfarëdo kohe të ditës apo natës dhe është një prej simptomave më klasike të shtatzënisë. Për disa femra, kjo u shfaqet vetëm pas dy jave të ngjizjes.

Dhimbje koke
Herët në shtatzëni, rritja e qarkullimit të gjakut që shkaktohet nga ndryshimet hormonale mund të nxisin dhimbje të shpeshta koke.

Përveç këtyre, simptomat tjera të hershme të shtatzënisë janë edhe kapsllëku, luhatja e disponimit, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat