Gërhisni natën, ndiqni këto këshilla për t’i dhënë fund

Life style

Gërhisni natën, ndiqni këto këshilla për t’i dhënë fund

Më: 3 maj 2019 Në ora: 06:37
Ilustrim

Edhe se ai që e bën një gjë të tillë nuk e kupton, për të tjerët që e dëgjojnë është një tmerr.

Po flasim pë rata që gërhasin në gjumë,dhe shpesh i lënë të tjerët pa gjumë.

Mike Dilkes, një kirurg i veshëve, hundës dhe fytit në spitalin e Londrës, kohëve të fundit foli në lidhje me gërhitjen për ‘The Telegraph’.

Eksperti tha për të përditshmen britaneze se meqenëse është një zakon që nuk përzgjedhet, ju mund të vendosni në lidhje me fatin e tij.

Ai rekomandon realizimin e tri ushtrimeve që duhet bërë përpara gjumit, për ta bërë gërhitjen të marrë fund.

“Rrotullimet” e gjuhës

Rrotulloni gjuhën poshtë, duke bërë presion në pjesën e sipërme të gojës, duke prekur njëkohësisht edhe dhëmbët e përparëm.

Prisni disa sekonda përpara se ta përsërisni të njëjtën praktikë.

Thoni “ahhh”

Imagjinojeni se jeni tek dentisti dhe thuani “ahhh” për 20 sekonda. Kjo ndihmon në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes.

Angullimat

Nxjerrni gjuhën jashtë dhe merrni frymë thellë. Sapo të lëshoni frymën, lëshoni një zhurmë sikur jeni duke bërë gargarë me ajrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat