Dekorimi i shtëpisë: Kjo është ngjyra më relaksuese në botë

Life style

Dekorimi i shtëpisë: Kjo është ngjyra më relaksuese në botë

Më: 3 maj 2019 Në ora: 12:02
Ilustrim

Në mënyrë ideale, shtëpia duhet të jetë shenjtorja jonë – një vend i qetë për t’u relaksuar nga stresi i punës dhe problemet e jetës moderne ditore.

Por, ngjyra të cilën e përdorni për ta dekoruar shtëpinë mund të ketë ndikim të madh në atë se sa të relaksuar ndiheni.

Prandaj, ekspertët kanë zbuluar ngjyrën më relaksuese, të cilën duhet ta keni në konsideratë kur ta dekoroni shtëpinë.

Hulumtimet e reja nga Universiteti i Sussex-it tregojnë se njerëzit ndihen më së shumti të relaksuar kur rrethohen nga ngjyra e kaltër e mbyllur.

Ekspertët i kanë anketuar 26,000 pjesëmarrës për ndjenjat dhe emocionet që ua dhurojnë ngjyrat e caktuara.

Studimi madje ka zbuluar se edhe pulsi i tyre i zemrës është shumë më i ulët kur pjesëmarrësit kanë qenë në prezencën e ngjyrës së kaltër të mbyllur.

Pra, ngjyra ka të bëjë me substancën po aq shumë sa ka të bëjë edhe me bukurinë.

Rezultatet tjera nga ky anketim tregojnë se njerëzit e ndërlidhin ngjyrën e gjelbër me të ardhmen, e portokallta dhe vjollca e nxisin një ndjenjë luksi, ndërkaq e kuqja e mbylltë dhe roza janë nuanca të pasionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat