Çrregullimet mendore më të shpeshta tek njerëzit që jetojnë vetëm

Life style

Çrregullimet mendore më të shpeshta tek njerëzit që jetojnë vetëm

Më: 3 maj 2019 Në ora: 21:03
Foto ilustruese

Të jetuarit vetëm shoqërohet me çrregullime të zakonshme mendore, pavarësisht nga mosha dhe gjinia, sipas një studimi të Louis Jacob nga Universiteti i Versajës, Francë.

Numri i njerëzve që jetojnë vetëm është rritur gjatë viteve të fundit për shkak të plakjes së popullsisë, uljes së numrit të martesave dhe uljes së numrit të lindjeve.

Në studimin e ri, hulumtuesit përdorën të dhëna të 20,500 individëve të moshës 16-64 vjeç të cilët jetonin në Angli dhe morën pjesë në hulumtimet kombëtare të sëmundjeve psikiatrike të viteve 1993, 2000 ose 2007.

Në të gjitha vitet, të gjitha moshat, pa dallim gjinie, ekzistonte një lidhje pozitive midis të jetuarit vetëm dhe çrregullimeve mendore. Personat që jetojnë vetëm kanë rrezik të shtuar prej 1.39 deri në 2.43 herë për të pasur çrregullime mendore. Në përgjithësi, vetmia shpjegoi 84% të lidhjes mes çrregullimeve mendore dhe të jetuarit vetëm. Autorët sugjerojnë se ndërhyrjet që trajtojnë vetminë mund të ndihmojnë mirëqenien mendore të individëve që jetojnë vetëm.

Autori i studimit, Louis Jacob përmbledh rezultatet e studimit: “Të jetuarit vetëm lidhet pozitivisht me çrregullime të zakonshme mendore në popullatën e përgjithshme në Angli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat