Dëshironi t’i pëlqeni? Femrat joshen nga meshkujt që adhurojnë qentë

Life style

Dëshironi t’i pëlqeni? Femrat joshen nga meshkujt që adhurojnë qentë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Pamja dhe financat nuk janë të vetmet gjëra që i joshin femrat, përparësi kanë meshkujt që kanë kanakar shtëpiakë

Çdo e pesta femër thotë që bandilli më joshës u është ai që ka në shtëpi qen, ka konstatuar një studim i kompanisë britanike notonthehinghstreet.com, i realizuar me 2.000 njerëz.

Njëra ndër 20 femra e do mashkullin në rroba të dizajnuara, ndërkaq 6 për qind e tyre kërkojnë bandillin me veturë të shtrenjtë.

Për dallim nga femrat, meshkujve u pëlqejnë partneret krahas të cilave mund të ndihen rehat, ndërkaq çdo i katërti nuk mund t’u përballojë komplimenteve.

Meshkujt akoma kanë më shumë besim në metodat e vjetra të flirtit. Dëshirojnë që me partneren e tyre potenciale të krijojnë kontakt me sy dhe të shikojnë se a u pëlqejnë.

Është shumë bukur të shihen që teknikat e tilla në kohët e teknologjisë moderne të mos shuhen – theksojnë studiuesit e kompanisë.

Top teknikat e flirtit:

1. Vënia e kontaktit me sy

2. Dhënia e komplimenteve

3. Ngacmimet

4. Shikimi me sy dikë dhe pastaj turpshëm ulja e shikimit

5. Kërkimi i ndihmës nga partneri potencial

6. Lavdërimi i pamjes dhe i rrobave…

7. Pagesa e pijeve partnerit potencial

8. Fillimi i bisedës spontane

9. Dërgimi i porosive me SMS

10. Prekja subtile

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat